Paparaci/ Ismail H Xhaferi: Melodia e “Rilindjes”

Tingujt e “Rilindjes”,

bien me të qarë.

Sigal

Nuk ka më rilindje,

por ka tokë të tharë.

Tingujt e “Rilindjes”,

bien me trishtim,

nuk ka më rilindje,

po ka tenderime.

Tingujt e “Rilindjes”,

s’i do as Allahu!

Nuk kemi ministra,

por kemi gurë shahu.

Tingujt e “Rilindjes”,

si uji nën krua.

Vidhni, thotë i madhi,

por pjesën e dua.

Tingujt e “Rilindjes”,

janë tinguj prej leshi:

Në klarinet Edi,

në kitarë Peleshi.

Tingujt e “Rilindjes”,

janë tinguj legeni…

Në organo Çuçi,

në daulle Beni.

Tingujt e “Rilindjes”,

janë tinguj epikë,

gishtat e Gjermenit,

mbi firzamonikë.

Tingujt e “Rilindjes”,

s’janë tinguj ndryshimi,

mbi piano Lindita,

dhe mbi trompë Mimi.

Tingujt e “Rilindjes”,

po na lënë pa frymë.

Curlës, Ben Ahmetaj,

i bije në një vrimë.

Tingujt e “Rilindjes”,

janë tinguj të trishtë.

Përmbi piano Klosi,

na i ngjethi mishtë.

Tingujt e “Rilindjes”,

bien pas mesnatës!

Vidhni more vidhni,

në çiflig të babës!

Tingujt e “Rilindjes”,

bien anembanë.

Baruti i Gërdecit,

ende erë mban.

Tingujt e “Rilindjes”,

në shi e në diell,

zbrit o Edi Rama,

se mbete në qiell.

Tingujt e “Rilindjes”,

bien tash tre vjet…

S’kemi kryetar,

po kemi një mbret.

Tingujt e “Rilindjes”,

bien që pa gdhirë.

Po mos qe Ben Blushi,

do ishim më mirë.

Tingujt e “Rilindjes”,

na pëlcitën venat.

Kur të mos jetë Edi,

Zahua të marrë frenat.

Tingujt e “Rilindjes”,

Nxjerrin zë të çjerrë,

PS -ja u bë,

kokoshi një thelë.

Tingujt e “Rilindjes”,

Zemra kurrë s’i rroku.

PS-ja e Edit,

më keq se Pasoku.

Tingujt e “Rilindjes”,

bien deri vonë,

që të jesh rilindas,

mjekra nuk mjafton.

Mjekra juaj është,

për të mbushur thesin,

po kur vijnë votimet,

në mjekër të dhjesin.

Tingujt e “Rilindjes”,

ngjethën gjithë dynjanë…

Varka e “Rilindjes”,

fut ujë nga çdo anë!