Ish e dashura e Mc Gonigal, zbulon telefonatat dhe takimet luksoze

95

Ish-e dashura e Charles McGonigal, ka rrëfyer të pathënat e çështjes ku përfshihet dhe emri i kryeministrit Edi Rama.Guerriero tregon me detaje mënyrën se si arriti t’i kuptonte aferat në të cilat ishte përfshirë ish-zyrtari i lartë amerikan i kundërzbulimit. Sipas saj McGonigal ka udhëtuar shpesh në Shqipëri dhe Kosovë pa ia raportuar takimet që ka pasur FBI-së.

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, personi i cili denoncoi aferat e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive në Euronews Albania, të pathënat e çështjes ku përfshihet dhe emri i kryeministrit Edi Rama.Guerriero tregon me detaje mënyrën se si arriti t’i kuptonte aferat në të cilat ishte përfshirë ish-zyrtari i lartë amerikan i kundërzbulimit.Ajo tha se ai ishte justifikuar duke i thënë se i fitoi në loto në një ndeshje bejsbolli.Për sa i përket marrëdhënies së ish-zyrtarit të FBI me kryeministrin Rama ajo e cilëson si një miqësi të pazakontë.Sipas saj McGonigal ka udhëtuar shpesh në Shqipëri dhe Kosovë pa ia raportuar takimet që ka pasur FBI-së.

Sigal

Pjesë nga intervista e plotë e Allison Guerriero

Kë do të takonte në Shqipëri McGonigall? Në djeninë tuaj kë do të takonte dhe çfarë qëllimi do të kishin këto takime?

Allison Guerriero: Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit.

Çfarë raporti ka pasur McGonigall me kryeministrin Edi Rama?

Allison: Unë besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin.

Sa shpesh flisnin në telefon?

Allison Guerriero: Charli ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë.

A e njihni Agron Nezën? Një person bashkëpunëtor i afërt i ish- të dashurit tuaj, a kishit dëgjuar për të?

Allison Guerriero: Unë asnjëherë nuk e kam takuar z. Neza, nuk e njoh. Charli e ka përmendur si një mik të tij dhe kaq. Dhe që kishin udhëtuar bashkë për në Shqipëri, në Vjenë edhe për në Kosovë me makinë nga Shqipëria.

Si ishte momenti kur vendosët të dërgonit emailin? Pse e bëtë?

Allison Guerriero: E kisha shumë mik William F. Sweeney, ne ishim miq të ngushtë dhe kisha shumë besim tek ai. Ka pasur një rast që unë mendova se ai më tradhtoi dhe nuk kishte të bënte shumë me Charlin. Atë ditë që unë dërgova emalin ishte varrimi i një anëtari të afërt të familjes sime dhe isha e dehur dhe bëra një gabim që nuk duhet ta kisha bërë.

A jeni penduar që e keni dërguar Emalin dhe ke denoncuar McGonigal?

Allison Guerriero: Nuk jam penduar që kam dërguar emalin, jam penduar që e kam dërguar në gjendje të dehur. Mund ta kisha bërë më mirë nëse do të isha esëll. Po nuk jam penduar që e kam dërguar atë email.

Çfarë përgjigje more nga shefi i FBI miku juaj dhe kolegu i MCGonigal? Çfarë ndodhi pas atij emali?

Allison Guerriero: Asgjë nuk ndodhi, ai më injoroi. Dhe nuk besoj që ky hetim është nxitur nga ai email. Besoj që hetimi për McGonigal ka nisur dy vite më pas, pra nuk kam qenë unë burimi i asnjë informacioni që ishte bazë për të nisur një hetim. Asgjë nuk erdhi nga ai email.

Kur daton ai email?

Allison Guerriero: Në 2019

FBI ka ardhur në shtëpinë tuaj dhe ju ka treguar disa foto?

Allison Guerriero: Po më bën një thirrje për tu paraqitur dhe për të përcaktuar nëse do të isha një dëshmitare e mirë kundër McGonigal. Më intervistuan dhe më pas vendosën që unë nuk kisha asgjë për të ofruar si dëshmitare. U vendos nga organi hetimor që të mos kualifikohesha si dëshmitare.

Çfarë pyetjesh ju bëri FBI në lidhje me Shqipërinë?

Allison Guerriero: Po më pyetën për Shqipërinë ju thash jo më shumë se ju thash ju në këtë intervistë që nuk di asgjë se çfarë po bënte Charlie në Shqipëri. Nuk dua të them shumë sepse nuk dua të riskoi se mund të komprometoj rastin kundër tij do të dali çdo gjë në gjykatë. Do të lë gjykatën të bëj punën e vetë dhe provat të flasin vetë të gjitha përgjigjjet do të merren në kohën e duhur.

A ju kanë kontaktuar njerëz të afërt të McGonigal përfshirë edhe njerëz nga Shqipëria?

Alison Guerriero: Jo dhe këtu unë mbarova nuk ka më përgjigjje.

Nuk më ka kontaktuar askush.

Sa vite qëndruat bashkë?

Allison Guerriero: Gati 18 muaj? Kishim miq të përbashkët për një farë kohe jetuam bashkë ai e njihte familjen time. Njihte kushërinjtë e mi njihte babain tim, kemi shkuar bashkë në aktivitete, funerale apo festa bashkë. Kemi patur shum miq të përbashkët që kanë qenë kolegët tonë që i kemi njohur përmes punës por edhe njerëz të tjerë.

Çfarë stili jetese kishte McGonigal?

Allison Guerriero: Ishte më shumë më materialist se sa unë. Ai pëlqente restorantet e shtrenjta ndërsa unë preferoja të shkoja në një fast-food të zakonshëm. McGonigal pëlqente verërat e shtrenjta, rrobat e shtrenjta dhe më dukej sikur i pëlqente jeta e New York. I pëlqente të ishte afër pushtetit dhe parasë më shumë se sa mund të ishte edhe shija ime. Përpiqej të linte përshtypje tek njerëzit nga ana materiale.

Më përshkruaj pak momentet kur keni parë çanta me para në shtëpi?

Allison Guerriero: Në një mëngjes kur ne po shkonim për në punë, më ra në sy afër këpucëve në dysheme një çantë plastike me para të thata. E pyeta se për kë ishin dhe nga vinin, por më tha që kishte vënë një bast në një lojë bejsbolli dhe kishte fituar. Unë e besova sepse nuk kisha arsye për të mos e besuar. Unë isha e zënë me punët e mia dhe thashë: OK, shumë bukur! Nuk i kushtova shumë rëndësi veprimeve të tij. Gjatë marrëdhënies tonë në janar të 2017 unë kam patur një ndërhyrje vazektomi e dyfishtë dhe kam qenë shumë e shqetësuar për veten time. Nuk kam patur shumë mendjen se çfarë bënte Charlie. Kisha punën dhe një sëmundje të rëndë.

A ke patur dyshime për të ardhurat e tij?

Allison Guerriero: Nuk kam patur dyshime për të ardhurat e McGonigal. Vetëm atë çantën me para ku pashë një sasi të madh parash të cilën e vura në pikëpyetje. Në Neë York të kesh para cash 5-10 mijë dollarë nuk është ndonjë gjë e madhe, është vetë jeta e tillë dhe është e zakonshme që njerëzit të kenë aq para me vete.

Nuk e kam parë herë të tjera të vijë me çanta të mëdha me para në dorë, që të më bënte të dyshojë.

Pse i përmendet në email udhëtimet e tij në Shqipëri? Çfarë dyshonit ju për udhëtimet e tij në Shqipëri?

Allison Guerriero: Nga fundi i marrëdhënies sonë e ndjeva se diçka nuk po shkonte por nuk e dija çfarë. Kurrë nuk imagjinoja që do të tradhtonte SHBA-në. Për ketë jam e zemëruar që nuk më ka tradhtuar vetëm mua, familjen time dhe të tijën, por edhe SHBA-në vendin tonë. Armiqtë e Amerikës janë edhe armiqtë e mi, besoj se ai duhet të jetë në burg për gjithë jetën e tij për atë që ka bërë. Jam e sigurtë që mund të ketë shumë më shumë se ato akuza që Charlie mund të ketë bërë si në Shqipëri, me rusët, por edhe në vende të tjera të Ballkanit. Por edhe këtu në SHBA që ka kompromentuar sigurinë kombëtare por edhe të vendeve të tjera të NATO-s.

Pse jeni e sigurt që në Shqipëri ka patur raporte të rrezikshme?

Allison Guerriero: Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjentë i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në Neë York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte.

A takoheshin shpesh McGonigal dhe Rama?

Allison Guerriero: Në Shqipëri janë takuar, dhe Charlie më ka çuar një tekst në shtator të 2017-ës kur ishte atje. Më tha që do të udhëtonte në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ai ju tregonte udhëtime të cilat nuk i kishte raportuar tek shefat e tij, do të thotë që kishte besim tek ju apo jo?

Allison Guerriero: Në Fakt ai thjesht më ka treguar disa foto peizazhi të Shqipërisë. Ishte thjeshtë duke më thënë që ishte i zënë me punë dhe më dërgoj foto me kryeministrin Rama që tashmë e ka FBI.

Sipas jush a është i fajshëm McGonigal?

Allison Guerriero: Po për mua po.