Ambasadorja e Suedisë: Merrni pjesë në zgjedhje e mos e shisni votën

129
Sigal

Elsa Hastad: Zgjedhjet qëndrojnë në zemër të demokracisë dhe të gjithë tani po vëzhgojnë Shqipërinë. Procesi i integrimit kërkon shumë angazhim dhe është e drejtë e opozitës, të ngrej pyetje mbi politikat, të flasë në emër të votuesve të saj, të jetë funksionale që qeveri të sfidohet dhe të tregojë përgjegjshmëri në misionin e saj. Ja prioritetet e Presidencës suedeze të BE-së

Të kesh një opozitë funksionale është gjithashtu e rëndësishme. Të kesh një opozitë që të bëjë punën e saj, të ngrejë pyetje mbi politika, të flasë në emër të votuesve të saj, është shumë-shumë e rëndësishme. E po ashtu rëndësi ka që partia në qeveri të sfidohet.

 Zgjerimi i Bashkimit Europian është një ndër prioritetet e Presidencës suedeze të Bashkimit Europian. Ambasadorja Elsa Hastad thekson se procesi i integrimit kërkon shumë angazhim dhe do të marrë një kohë të gjatë. Ambasadorja vë theksin tek vijimi i zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Pak muaj para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, Ambasadorja e Suedisë bën thirrje për pjesëmarrje dhe apel që vota të mos shitet apo blihet.

Si e vlerësoi procesin e integrimit europian të Shqipërisë? Ne kemi hapur negociatat për anëtarësim korrikun e vitit të kaluar dhe përpara kemi një udhë të gjatë.

Ke të drejtë, është një rrugë e gjatë përpara. Për ne nisja e negociatave përbën një moment shumë të rëndësishëm dhe gur i rëndësishëm themeli në proces që do marrë një kohë të gjatë. Për Suedinë mori një kohë të gjatë. Prandaj ne e dimë, që kërkon shumë punë dhe shumë-shumë vite. Por tani që Shqipëria ka hapur negociatat puna e vërtetë do të nisë. Suedia e ka përgatitur Shqipërinë për 20 vite për këtë proces dhe suksesi juaj është suksesi ynë, sepse ne e kemi pritur që kjo të ndodhë. Unë shoh tani, kur takohem dhe përfaqësues agjencish, zyrtarë të qeverisë se shumë punë mbart energji pozitive. Shohim agjencitë që rekrutojnë më shumë njerëz, vendosin më tepër burime në agjencitë qeveritare, sepse ju duhet ta bëni këtë, sepse puna për anëtarësim është vërtetë e vështirë.

Në 14 Maj në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet lokale. Zgjedhjet në Shqipëri prodhojnë debat të madh mes partive politike. Si i shikoni këto zgjedhje dhe mendoni se mund të impaktojnë procesin e integrimit? A do ketë Suedia vëzhgues në këtë proces?


Zgjedhjet qëndrojnë në zemër të demokracisë dhe të gjithë po vëzhgojnë Shqipërinë tani. Europa po vëzhgon, Suedia po vëzhgon, sepse progresi juaj është progresi ynë. Zgjedhjet janë ekstremisht të rëndësishme. Mesazhi im është: Votoni! Mos e shisni votën, mos e blini votën mos e shpërdoroni! Përdoreni! Shumë njerëz kanë luftuar për të pasur të drejtën e votës. Në Suedi vetëm 100 vite më parë gratë fituan të drejtën e votës. Nëse e keni këtë të drejtë mos e shpërdoroni, mos e shisni! Kam monitoruar disa zgjedhje në Shqipëri dhe mendoj se më e rëndësishme është që qytetarët të votojnë. Unë do të jem pjesë e vëzhguesve të Bashkimit Europian. Suedia nuk do të sjellë një ekip vëzhguesish. Por sigurisht ne po e ndjekim procesin. Zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme, sepse vendime të rëndësishme merren në nivel lokal. Në demokraci duhet një opozitë aktive, një parti në qeverisje, që të punojnë së bashku, që gjërat të ndryshojnë. Mezi i pres këto zgjedhje dhe po ashtu të ketë angazhim nga të rinjtë.

Zonja Ambasadore, politika shqiptare është shumë dinamike. Cili është mendimi juaj për të dhe a keni diçka për të qortuar apo e konsideroni normal debatin, sidomos gjatë seancave parlamentare?

Do të thosha se debati absolutisht është pjesë e demokracisë, sepse të kesh një debat të hapur është e rëndësishme. Të kesh një opozitë funksionale është gjithashtu e rëndësishme. Të kesh një opozitë që të bëjë punën e saj, të ngre pyetje mbi politika, të flasë në emër të votuesve të saj, është shumë-shumë e rëndësishme. E po ashtu rëndësi ka që partia në qeveri të sfidohet. Mendoj se demokracia ka të bëjë me pasjen e opozitës të funksionojë dhe debati është pjesë e politikës.