Në mbledhjen e Këshillit të Prokurorëve janë marrë vendimet për transferimin e shtatë prokurorëve.
Për transferimin e tyre tashmë pritet vetëm firma e kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Nga lista shihet se pjesa më e madhe e prokurorëve që do të transferohen janë pjesë e Prokurorisë së Tiranës.
Në mbledhje mësohet se është propozuar që:
-Kudusi Shahu nga Krimet e Rënda transferohet në Prokurorinë e Tiranës
-Anton Martini nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të kalojë në Prokurorinë e Shkodrës.
-Shkëlqim Kokona nga Prokuroaia e Apelit Tiranë transferohet në Pogradec
-Granit Shahu nga Prokuroria e Tiranës transferohet në atë të Shkodrës
-Florian Bonjaku nga Prokuroria e Tiranës transferohet në Krujë
-Petrit Çano nga Prokuroria e Lushnjes transferohet në Prokurorinë Krujë
-Shkëlqim Hajadari nga Prokuroria e Apelit Tiranë transferohet në Shkodër




















