Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë 42-vjeçari në Sarandë

146
Sigal

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Policia thotë se një 42-vjeçar ka humbur kontrollin e motorit dhe ka përfunduar jashtë rruge, ku për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë-Verri, shtetasi E. N., 42 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga.Si pasojë e aksidentit shtetasi E. N, ka ndërruar jetë, në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.