Dyshimet për spiunim, Japonia dëbon një diplomat rus

57
Sigal

Tokio ka urdhëruar që një zyrtar i lartë rus të largohet nga shteti, pasi Rusia para një jave dëboi një diplomat japonez nën dyshimet për spiunim.

Ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi, tha më 4 tetor se konsulli rus në qytetin verior Saporo, do të dëbohet “si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Rusisë”.

Kjo deklaratë erdhi pasi Rusia tha më 26 shtator se një diplomat japonez në qytetin lindor të Vladivostokut u arrestua dhe u urdhërua të largohej nga vendi nën dyshimet për spiunazh, duke pretenduar se konsulli kishte kërkuar që të merrte informacione “të kufizuara”.

Moska tha se diplomati, i identifikuar si Motoki Tatsunori, u kap duke pranuar informacione mbi efektet ekonomike të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë në këmbim “të shpërblimit monetar”.

Ministria e Jashtme ruse tha se Tatsunori ishte shpallur person non grata dhe i ishin dhënë 48 orë afat për t’u larguar nga Rusia.