Meta: Të hapur për bashkëpunim me Berishën, opozita duhet të dalë me nga një kandidat në zgjedhje

191
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, në një konferencë për mediat ka përsëritur edhe një herë që partia që ai drejton ka qenë gjithnjë e hapur për fuqizimin e aksionit opozitar. Bashkëpunimi me Partinë Demokratike për këto zgjedhje lokale, u shpreh Meta, do të jetë i hapur, pasi aksioni opozitar sipas tij, është me interes kombëtar.

“Partia e Lirisë ka qenë e hapur për të bashkëpunuar me çdo komponent opozitar e veçanërisht me PD. PL është e gatshme në çdo moment të fuqizojë aksionin opozitar. Jo si ish-kryetari që e përdorte bashkëpunimin opozitar për interesat e veta, apo për t’i bërë shantazh qeverisë Përballjen e kemi me Edi Ramën dhe dëshiron t’i bashkojë forcat e saj në mënyrën më të hapur dhe konstruktive…Çdo vonesë i jep kohë Edi Ramës që të vjedhë i qetë.”

Sa i përket mënyrës së bashkëpunimit me Partinë Demokratike, kryetari i Partisë së Lirisë tha se në situatën që ndodhet vendi, PL nuk do të vendosë kushte për asnjë lloj bashkie apo për kandidatët.

Megjithatë, Meta theksoi se PL do të luftojë që të dalë forcë e parë në të gjithë Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë, e kryesisht në Tiranë. Po ashtu, Ilir Meta theksoi se është e rëndësishme që opozita të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale të kësaj pranvere.

“Ne luftojmë të dalim forcë e parë në të gjitha këshillat bashkiakë të Shqipërisë, në radhë të parë në Tiranë. Është e drejtë e çdo force politike të arrijë maksimumin e saj. Këshilli Bashkiak i Tiranës do të jetë shumë herë më i rëndësishëm se ai Parlament që akoma i ka ca kërpërata. E dytë në kushtet e ballafaqimit me një regjim mafioz  e rëndësishme që opozita të ketë një kandidat në çdo bashki.”