Policia italiane ka bërë zbulimin shokues: Shefki Kurtin e ka vrarë bashkëshortja e tij, N. Kurti, 68 vjeçe! Gruaja, sipas mediave italiane që i janë referuar Policisë, ka dëshmuar skenën horror, ndërkohë që si motiv ka nxjerrë faktin se ishte trembur se mos do ta linte.
Ajo ka treguar detajet e krimit makabër, ndërkohë që zbulimi ka ardhur nga skuadra e Policisë Shkencore, e cila mbërriti nga Parma për të ekzaminuar shtëpinë e viktimës. Ata e nxorën gruan nga shtëpia për ditë me radhë, duke e kthyer banesën në një vendngjarje në të cilën nuk kishte të drejtë të hynte askush.
N. Kurti është arrestuar nga Policia italiane pasi akuzohet si autorja e vrasjes së Shefki Kurtit, trupi i të cilit u gjet i copëtuar më 28 korrik në provincën e Rovigos. Ajo pranoi krimin makabër, duke thënë se pas një sherri, e goditi në gjumë dhe më pas e copëtoi në tualet me sëpatë, e futi trupin në qese dhe e hodhi në lumë. Pjesët e trupit ishin mbyllur në disa qese plehrash dhe u gjetën midis 28 dhe 30 korrikut gjatë kërkimit policor.
Frika e braktisjes mund të jetë shkaku që e ka shtyrë N. Kurtin, 68-vjeçe që të vriste bashkëshortin e saj Shefki Kurtin, 72 vjeç. Siç raportojnë mediat italiane, gruaja e cila tashmë po mbahet në psikiatri, ka rrëfyer se ajo kishte frikë se i shoqi do ta linte.
Natën mes 21 dhe 22 korrikut, 68-vjeçarja dyshohet se ka goditur me sëpatë Shefki Kurtin, teksa të dy ndodheshin në dhomën e gjumit. Më pas, trupin e ka tërhequr zvarrë në banjë, duke e bërë copa-copa me të njëjtën sëpatë dhe tre thika, të gjetura në Badia, në kanalin Adigetto, javën e kaluar.
Ishin dy fëmijët që ngritën alarmin për zhdukjen e tij të dielën e 24 korrikut, ditë kur u raportua për sherrin mes tyre. Katër ditë më vonë, pranë lumit Adigetto, u gjet fillimisht njëra prej këmbëve të të moshuarit dhe më pas pjesët e tjera të trupit të ndarë në 4 qese plastike të zeza. Më pas, karabinierët shkuan për kontroll në shtëpinë e tij për të gjetur gjurmë që lidheshin me vrasjen e tij.
Pasi mësuan se trupi i copëtuar i përkiste Shefki Kurtit, për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes janë pyetur fëmijët e viktimës, ku sipas djalit të tij, Arbenit, ose i njohur si Beni dhe vajzës së tij Alketa, baba i tyre nuk kishte armiq.
72-vjeçari kishte shkuar në Itali në vitin 1991 së bashku me gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Ai ishte nga Durrësi. Pasi kishte mbërritur në shtetin italian, u vendos në Villanova del Ghebo dhe filloi të punonte në ndërtim.
Njerëzit që e njihnin e kanë përshkruar si burrë të denjë dhe ndaj tij nuk ka pasur kurrë asnjë ankesë. Shtëpinë ku jetonte me gruan e kishte blerë para disa vitesh me sakrifica të mëdha dhe aty ka rritur dy fëmijët e tij.
Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur mes 21 dhe 22 korrikut, kur gruaja ka goditur me sëpatë Shefki Kurtin, teksa të dy ndodheshin në dhomën e gjumit.
Më pas trupin e ka tërhequr zvarrë në banjë, duke e bërë copacopa me të njëjtën sëpatë dhe tri thika, të gjetura në Badia, në kanalin Adigetto, javën e kaluar. Familja e Kurtit, e cila nuk e kishte parë që nga e diela e 24 korrikut, ditën kur i moshuari u largua nga shtëpia pas një debati me gruan e tij, zyrtarizoi denoncimin e zhdukjes së tij.