Goditet banda e drogës së Odise Verbofshit; 4 në pranga

582
Sigal

Në bazë të një hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim dhe me informacionin referues të Policisë së Shtetit, u arrit të zbulohen dhe të arrestohen disa persona, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme janë arrestuar, në vijim të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda, shtetasit nga Delvina dhe Saranda: Arben Kanina, 44 vjec; Petro (Abedin) Kuçi, 44 vjec; Mirel Ademi, 31 vjeç dhe Artur Shukulli, 42 vjec.

Këta persona dyshohet se, bashkë me disa të tjerë, në të paktën dy episode të ndryshme, kanë tentuar të trafikojnë në Itali rreth 85 kg lëndë narkotike kanabis, si edhe në Greqi rreth 670 kg lëndë narkotike, në vitin 2014. Në këto ngjarje janë përfshirë një numër i lartë personash, disa prej të cilëve janë arrestuar kohë më parë. Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se në datë 4 tetor 2013 janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, në vijim të një hetimi të nisur pak kohë para arrestimit të tyre, shtetasit Arben Mullolli dhe Romeo Mataj. Në mjetin në përdorim të tyre u gjet një sasi prej rreth 85 kg lëndë narkotike, të cilën po synonin ta trafikonin në drejtim të Italisë. Këta persona ishin në vëzhgim, në bazë të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda të nisur ndaj tyre dhe disa personave të tjerë.