Vatikan, Papa Françesku emëron At Ernest Troshanin kardinal

505
Sigal

 

Papa
Françesku ka emëruar ditën e sotme At Ernest Simon Troshanin me titullin
kardinal.Papa e nderoi priftin shqiptar në një ceremoni të zhvilluar për
nderimin e 17 klerikëve.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Vatikan, Ati i
Shenjtë do u dorëzojë kardinalëve të rinj, titullin, kapelen dhe unazën e
kardinalit.

At Ernest Simon Troshani u emërua
me motivacionin “Për qëndresë historike në periudhën komuniste”.

Prifti shqiptar ka vuajtur 18 vite burg në komunizëm. Ai u takua personalisht
me Papën në vitin 2004.