Edi Rama: Shqipëria do t’i dhurojë 1 milion europër rimëkëmbjen e Ukrainës

158

Sigal

Është miratuar kërkesa për dhënien e 1 milion euro, të marra nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, ndihmë për qeverinë e Ukrainës pas pushtimit rus. Sipas VKM-së së miratuar, shuma do t’i jepet buxhetit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila më pas do të vijojë me transferimin e shumës. Shqipëria ju bashkua disa vendeve europiane dhe jo vetëm, të cilat premtuan miliona euro donacione për të ndihmuar në rimëkëmbjen e Ukrainës pas pushtimit rus. Mbi 6 miliardë euro u premtuan për Ukrainën në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve të organizuar nga qeveritë polake dhe suedeze në Varshavë. Shuma prej 1 milion euro u premtua rreth një muaj më parë nga kryeministri Edi Rama në konferencën e donatorëve e mbajtur në Varshavë të Polonisë. Në konferencë Rama tha se ai shpresonte që t’i jepej sa më shpejt luftës. Kreu i ekzekutivit shprehu solidaritet me Ukrainën gjatë fjalimit të mbajtur në Varshavë. Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili u publikua në Fletoren Zyrtare hyn menjëherë në fuqi.