Të gjithë e duan Brojën, zërat e fundit të merkatos vijnë nga Italia dhe Anglia

145
Sigal

Armando Broja bashkë me Kristjan Asllanin janë shqiptarët më të përfolur në merkaton e futbollit. Për të rinjtë e talentuar ka interesim nga skuadra me shumë emër në skenën europiane. Broja aktualisht luan për Southampton në Angli dhe ka bërë sezon në nivelin e duhur, duke e vendosur veten në qendër të vëmendjes.

Huazimi përfundon në fund të sezonit dhe ndoshta Southampton nuk do jetë i gatshëm për të paguar shumën e kërkuar nga Chelsea. Madje ndoshta blutë e Londrës do e mbajnë në shtëpi yllin e tyre. Në të kundërt, dy ekipe të tjera e kanë sulmuesin kuqezi nën radarë. Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për Arsenalin dhe Napolin.

Interesi është shfaqur haptazi nga Napoli, i cili po mendon të rindërtojë ekipin me frymë tjetër, për të krijuar cikël të ri. Sezoni i parë i plotë në Premier League ka bërë që Broja të bie në sytë e skautëve të Arsenalit. Ndoshta një tjetër sezon në huazim nga Chelsea mund të tentohet, megjithatë gjithçka mbetet e hapur. Fundi i sezonit po vjen dhe së shpejti do njihemi me ekipin e ri të yllit kuqezi.