U përplasën nga makina së bashku me foshnjën, si raportohet gjendja e çiftit tani

165
Sigal

Çifti Vilma dhe Arjan Konomi të cilët u aksidentuan tek vizat e bardha nga një një makinë  tip “G Class” në Rrugën e Kavajës fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Pas qëndrimit prej gati dhjetë ditë nën trajtim intensiv në spital, mjeku i njohur neurokirug Fatos Olldashi jep lajmin e mire se të dy prindërit e foshnjës tre muajshe e kapërcyen rrezikun për jetën dhe nuk riskojnë të invalidizohen.

 Vilma dhe Arjan  Konomi u aksidentuan të dielën e tetë majit pak pas mesditës teksa kalonin në vizat e bardha bashkë me vajzën e tyre, tre muajshe e cila u erdhi në jete pas 20 vitesh pritjeje

Fatmirësisht edhe vajza e vogël është në gjendje të mirë shëndetësore në pritje të dalin nga spitali dy prindërit e saj, Vilma mjeke në qendrën shëndetësore në Vorë dhe Arjani drejtor i sporteve në Ministrinë e Arsimit.