Vendimi që i kthen mjekët turq në  “sulltan“ me taksat e shqiptarëve

243
Sigal

Paratë tona do të hidhen në një tender të çmëndur me vlerë mbi 320 mln lekë nga ministria e Manastirliut për akomodimin, fjetjen, plus vaktin e mëngjesit të mjekëve turq të spitalit të Fierit. Sikur të mos mjaftonin këto ministria i paguan me 3 fishin e rrogës së mjekëve shqiptarë. Ky diskriminim është edhe arsyeja se përse mjekët tanë braktisin Atdheun

 Qeveria  i kthen mjekët turq  në “sulltanë” me taksat e popullit!

 U jep 3 fishin e rrogës së mjekëve shqiptarë dhe 300 mln lekë hoteli me mëngjes

Paratë tona do të hidhen në një procedurë publike me vlerë mbi 320 mln lekë nga ministrja Ogerta Manastirliu për akomodimin, fjetjen plus vaktin e mëngjesit të mjekëve turq të spitalit të Fierit

Një tjetër tender i çmendur Shëndetësie vihet në rresht ndër ata që mund të cilësohen si të pakonceptueshëm, me organizator shtetin shqiptar e sponsor popullin e varfër.

Paratë tona do të hidhen në një procedurë publike me vlerë mbi 320 mln lekë pa tvsh nga ministrja Ogerta Manastirliu për akomodimin, fjetjen plus vaktin e mëngjesit të mjekëve turq të spitalit të Fierit të ndërtuar nga Presidenti turk Erdogan.

Burimi i të ardhurave do të jetë Buxheti i Shtetit, që furnizohet drejtpërdrejt nga të ardhurat e popullit shqiptar.Pra kjo kosto e çmendur do të paguhet me paratë tona që mjekët turq të akomodohen padiskutim në një hotel me 5 yje dhe të kenë të siguruar vaktin e mëngjesit. Duket se Rama dhe Manastirliu do u japin 38 mjekëve turq një trajtim special “sulltanati” por me lekët e popullit. Një kusht për hotelin që do të shpallet fitues në datë 12 Maj është të paturit sipas joq në staf një përkthyes turk për lehtësimin e të marrurit vesh midis përfituesve turq dhe atyre që do ofrojnë shërbimin.

Nëse bëhet një krahasim pagash midis mjekëve turq dhe atyre shqiptarë, shikohet një disnivel i frikshëm, pasi një mjek turk paguhet mbi 3 mln lekë në muaj, një kryeinfermier mbi 2.2 mln dhe një infermier mbi 1.8 mln lekë të vjetra. Ndërsa një mjek shqiptar 800 mijë, një kryeinfermier 560 mijë dhe një infermier 530 mijë lekë të vjetra në muaj.

Duket se turqit vijnë në vend për të bërë tip pushimesh luksoze e për të marrë paga të majme nga paratë e popullit, plus pak propagandë nëpër televizionin e qeverisë, vetëm për të punuar jo.

 

Mjekët dhe infermierët largohen nga Shqipëria për shkak të nivelit të ulët të pagave. Por kur vjen puna tek mjekët e huaj, qeveria nuk kursehet. Një vit më parë u inaugurua Spitali i Fierit, një investim i mundësuar nga qeveria turke. Bashkë me investimin në këtë spital do të shërbenin edhe mjekë e infermierë turq. Stafi turk i spitalit përfiton shpërblime mujore nga qeveria gati trefishi i pagës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të spitalit të ri. Euroneës Albania ka krahasuar diferencën mes pagës së punonjësve shqiptarë dhe shpërblimit që i jepet të stafit turk.Një mjek turk merr 305 mijë lekë, kryeinfermieri 227 mijë dhe infermieri 181 mijë. Ndërsa një mjek shqiptar merr 80 mijë lekë, kryeinfermieri 56 mijë lekë dhe infermieri 53 mijë. Stafi turk nuk i kushton vetëm shpërblimet shtetit shqiptar. Spitali ka hapur tender për akomodimin e stafit.300 mijë euro do t’i kushtojë shqiptarëve fjetja dhe një vakt i stafit turk për një vit. Sipas kontratës së publikuar maksimumi i personave që do flenë në hotel do të jetë maksimumi 38. Sipas ‘Open Data’, Spitali i Fierit ka shpallur deri tani 25 tenderë për blerje medikamentesh dhe materialesh mjekësorë, por 12 janë me fitues. Vlera e këtyre tenderëve është rreth 400 mijë euro. Ndërsa vlera më e madhe e parave të tenderuara nga ky spital janë për karburant rreth 600 mijë euro, 700 mijë euro për lavenderinë dhe 300 mijë të tjera për ushqimin.