Plagoset me armë zjarri 43-vjeçari në Durrës, detajet e policisë

150
Sigal

Një 43-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në lagjen nr. 8 të qytetit të Durrësit.

Sipas policisë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë vijon krehja e zonës, për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari.

Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Vijon krehja e zonës, për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.