Ngjarjet në Korçë e Fier, KSHH: Në 2 rastet nuk u zbatua ligji

509
Sigal

Ndërsa ka nisur
hetimi për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së një dite më parë në
Korçë, Komiteti Shqiptar i Helsinikit ka deklaruar se gjykata nuk ka zbatuar
nenin 5 të ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.




Veç të tjerave, në reagimin e KSHH thuhet se gjykata brenda
24 orëve pas lëshimit të urdhrit të mbrojtjes i dërgon një kopje edhe
komisariatit të policisë në rajonin ku janë me banim të përhershëm apo të
përkohshëm të cënuarit.
 



KSHH vëren se është shkelur gjithashtu neni 7 i ligjit “Për
mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim
gjyqësor”.
 



Ndërsa në rastin e Fierit, pavarësisht se zonja kishte
urdhër mbrojtje, nuk është përdorur mbikëqyrja elektronike qoftë edhe pa
pëlqimin e dhunuesit, pasi referuar provave duhej vlerësuar si person me
rrezikshmëri të lartë.
 



Komiteti Shqiptar i Helsinkit e vë theksin te zbatimi
rigoroz i ligjeve dhe i vendimeve të Këshillit të Ministrave, pasi falë tyre
dhuna do të parandalohej.