Diell dhe ftohtë, si pritet të luhaten temperaturat gjatë ditës së sotme

588
Sigal

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i kthjellët në të gjithë vendin, por do të përshkohet nga masat ajrore të ftohta.

Sipas Meteoalb herëpashere do të ketë kalime vranësirash të lehta, që do të jenë më të dukshme në zonat jugore-juglindore por pa u shoqëruar me reshje.

Përsa i përket pasdites dhe mbrëmes, moti do të mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C në 14°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.