Av. Kujtim Cakrani: Vendimi i Gjykatës i drejtë. Mehmeti, bandit

1314
Sigal

Reagon Av. Kujtim Cakrani: Vendim i vonuar për një bandit

Gjykata heq emrin e Mehmet Shehut nga rruga në Ballsh

Është e vërtetë që vëllezërit Osman dhe Mirvjen Kaceli, si pasardhës të të ndjerit Jonuz Kaceli, i cili u ekzekutua personalisht në mënyrën më barbare në dhomat e torturave të ish-Sigurimit të Shtetit nga vetë krimineli Mehmet Shehu, pasi ranë në dijeni që në vitin 2002 Këshilli i Bashkisë Mallakastër kishte nderuar kriminelin Mehmet Shehu duke i vënë emrin e një rruge e cila ndodhet në qytetin e Ballshit, vendosën që me anë të një ankimi t’i drejtohen Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ku i kërkuan komisionerit se: Vendosja e emrit një rruge dhe nderimi që i bëhej kriminelit Mehmet Shehu nga Këshilli i Bashkisë Mallakastër përbën diskriminim për ne si familjarë të të ndjerit Jonuz Kaceli, i cili është ekzekutuar nga ky kriminel pa asnjë arsye. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi pasi krehu një hetim administrativ me vendimin nr.178 viti 2018 vendosi: Se familjarët e ish të ndjerit Jonuz Kaceli janë diskriminuar nga veprimi i Këshillit të Bashkisë Mallakastër, dhe detyron këshillin dhe kryetarin e bashkisë Mallakastër të marri masa për ndërprerjen e gjendjes së diskriminimit duke hequr emrin rrugës që mban emrin e kriminelit Mehmet Shehu. Edhe pse kryetari bashkisë Mallakastër inicioi mbledhjen e këshillit bashkisë duke i vënë në dijeni se duket të përmbushim detyrimin e komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi, këshilli bashkisë nuk e mori parasysh këtë vendim duke injoruar atë. Në këto kushte vëllezërit Kaceli vendosën ta zgjidhin këtë çështje gjyqësisht, ku me anë të studios ligjore Cakrani iu drejtuan gjykatës administrative të shkallës së parë Vlorë, objekti së cilës ishte: Detyrimin e këshillit bashkisë Mallakastër për të zbatuar vendimin e Komisionerit nga diskriminimi për heqjen e emrit të kriminelit Mehmet Shehu një rruge që mban emrin e tij në qytetin e Ballshit.

Gjykata pas disa seancash gjyqësore vendosi të pranojë kërkesë-padinë e vëllezërve Osman dhe Jonuz Kaceli, heqjen e emrit të kriminelit Mehmet Shehu nga rruga në qytetin e Ballshit, pasi ky veprim është diskriminues për familjen Kaceli dhe pasardhësit e viktimave që shkaktuara nga Mehmet Shehu. vendimi i gjykatës është shumë i drejt,ë pasi çoi në vend një të drejtë të shkelur, pasi emërtimi i rrugës me emrin e këtij krimineli përbën jo vetëm një diskriminim, por edhe një shqetësim psikologjik dhe gjendje ankthi tek ata persona që akoma kanë të gjalla krimet e kriminelit Mehmet Shehu. Natyrisht që ky vendim i gjykatës është i drejtë duke pasur parasysh edhe, rezolutat e këshillit të Evropës për dënimin e krimeve të kryera gjatë diktaturës komuniste, që në fakt në Shqipëri nuk janë dënuar akoma zyrtarisht por edhe personat përgjegjës nuk janë cenuar madje vazhdojnë qetësisht jetën e tyre publike, në krye të piramidës së shtetit por edhe në institucione të tjera të tij. le të jetë ky vendim gjykate një fillim i mbarë për të dënuar, jo vetëm krimet e regjimit barbarë komunistë 1944-1990, por edhe fillimi i heqjes së emrave të të tjerë kriminelëve nga rrugët e qyteteve, sheshet, bulevardet, institucionet e vendit dhe natyrisht në to të vendosen emrat e atyre patriotëve që mbi pasurinë dhe familjen vunë çështjen kombëtare pra atdheun!