Një notere është arrestuar pasi dyshohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre në Tiranë.
Noterja e prangosur është Rezarta Koçi 40 vjeçe.
Sipas policisë, noterja gjatë ushtrimit të detyrës në vitin 2021 duke shpërdoruar detyrën dyshohet se ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.
Nuk jepen detaje nga skema e mashtrimit nëpërmjet së cilës noterja dyshohet se i merrte para qytetarëve, ndërkohë në nëntor të vitit të kaluar, noteres iu vu tritol në makinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.