Goditen dy raste të lojërave të paligjshme të fatit, dy të arrestuar në Berat

180
Sigal

Goditen dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet J.T., 33 vjeç dhe E.Sh., 40 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokaleve që ata posedonin u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, loto sporti online.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.