Kukës, tokat e pëmbytura, banorët në protestë: Duam dëmshpërblim

518
Sigal

KUKES – Rreth 5 mijë banorë të tokave të përmbytura nga hidrocentrali i Fierzës në vitin 1978 protestuan këtë të mërkurë në Kukës duke i kërkuar qeverisë dëmshpërblim.
 
Protestuesit kërcënuan të përshkallëzonin protestat deri në grevë urie nëse qeveria nuk reagon. Banorët deklaruan se do të kërkojnë edhe ndihmën e trupit diplomatik në vendin tonë, nëse zëri i tyre nuk dëgjohet nga pushteti qendror.
 
Ndërkohë, në një takim që pati me banorët prefekti i Kukësit, Safet Gjici njoftoi se në kryeministri është ngritur një grup pune për verifikimin e listës të personave që janë prekur nga përmbytjet dhe dëmshpërblimin që u takon.  – See more at: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/kuk-s-tokat-e-p-mbytura-banor-t–n–protest–duam-d-mshp-rblim-268877.html#sthash.7LdHLBJR.dpuf