VIDEO/ Aktori flet për herë të parë pas tragjedisë: Nuk ka ditë që nuk mendoj për të

175
Sigal

Alec Baldwin ka shprehur falenderimet për të gjithë ata që iu gjendën pranë me mesazhet e tyre për ngjarjen tragjike në filmin Rust.

Në videon që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, aktori shprehet se nuk kalon ditë pa menduar për atë që ndodhi, duke iu referuar xhirimeve të “Rust”, që i kushtoi jetën drejtoreshës së fotografisë së filmit, Halina Hutchins.

“Doja të gjeja një minutë për t’u falënderuar të gjithë njerëzve që më dërguan fjalë të mira dhe urime, forcë, shpresë dhe lutje, mendime dhe shumë inkurajim”, tha aktori në video. “Kam marrë qindra emaile nga miq, të afërm dhe kolegë dhe njerëz me të cilët nuk kam dëgjuar prej kohësh të më dërgojnë forcë dhe urime. U jam shumë mirënjohës.”

Duke iu referuar tragjedisë gjatë xhirimeve të filmit të tij, ai thotë se mezi pret që “ta lë pas meje në njëfarë kuptimi. Ata prej nesh që janë të përfshirë në këtë nuk do ta lënë kurrë pas, sepse dikush vdiq në mënyrë tragjike. Nuk kalon ditë që të mos mendoj për këtë.

Ylli i Saturday Night Live vazhdon duke thënë se është në shtëpi me familjen e tij. “Është e vërtetë, më intereson vetëm gruaja dhe fëmijët e mi, të përpiqem të vazhdoj jetën time dhe të përpiqem të përballoj një periudhë të vështirë ”, shton ai.