Një makinë me drejtues shtetasin N.K, 41 vjeç ka përplasur një person që po qarkullonte me biçikletë në Durrës.
Çiklisti është ende i paidentifikuar ndërsa mësohet se aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:55, në lagjen Nr. 15 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin N. K., 41 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.