Gjendet i pajetë në trotuar 53 vjeçari në Tiranë

283
Sigal

Një 53-vjeçar me inicialet P.G. është gjetur mëngjesin e sotëm pa shenja jete në Kombinat.

Policia bën me dije se paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

NJOFTIMI

Me datë 22.11.2021, rreth orës 06:30, në Kombinat, në trotuar është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi P. G., 53 vjeç.

Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.