Nonda Varfi vazhdues dinjitoz i shkollës shqiptare të përkthimit

1879
Prurjet me libra të autorëve të huaj nga letërsia botërore në këto vite të hapjes së Shqipërisë mbizotërojnë, falë edhe faktit se jo rrallëherë këta autorë janë përkthyer me mjeshtri nga përkthyes profesionistë dhe me talent. Pa mjeshtërinë e përkthimit nga Nonda Varfi, nuk e di a do ta kishim sot në gjuhën shqipe nobelistin Paolo Coelho, shkrimtarin aq të lexuar e të perifrazuar nga lexuesi shqiptar. Përkthyesi Nonda Varfi me rrugëtimin e tij në letërsinë botërore pruri në gjuhën shqipe autorët Kazantzaki,Bergman, Merime, Kamy, Sagan,Ben Jelloun, Jasmina Khadra, Ayme, Baffi, Crisinel, Maggiolo, Papini, Sepulveta, Le Clezio, etj. Mbi 50 vepra të përkthyera nga profesor Nonda Varfi i përkasin si letërsisë franceze, asaj frankofone, por aq dhe botërore. Ai është në hullinë e vazhdimësisë së shkollës shqiptare të përkthimit e përfaqësuar nga korifenjtë e mëdhenj të përkthimit që kanë skalitur emrin e tyre në panteonin e përkthimit si Çajupi, Noli, Zavalani, Laçaj, Malëshova, Doko,Treska,Caci, Shvarc, etj. Lexuam prej tyre klasicizmin, romantizmin,natyralizmin si dhe shkrimtarë e poetë të të gjitha rrymave moderne që kanë lulëzuar në Francë. Franca dhe kultura e saj kanë qenë e janë djepi i qytetërimit, ka ndikuar,ka ndriçuar popujt anembanë botës. Letërsia frënge është jo më kot një nga letërsitë më të përkthyera në gjuhën shqipe. Nonda Varfi është përkthyesi qëi zotëron instrumentet e çelësat profesionalë të një përkthyesi me stof intelektual,i cili sheh tek përkthimi forcën për të përcjellë edhe mesazhin e vetes nëpërmjet vlerës së veprës së përkthyer. Këndvështrimi për përkufizimin e përkthimit është i ndryshëm,për disa quhet art, mjeshtëri,zanat,prirje,krijimtari,hobby, por për Nonda Varfin është një mjeshtëri e cila sendërtohet si profesion elitar tek i cili dukuritë lidhen me sistemin dhe strukturën e gjuhës. Ai respekton lidhjen sintaksore dhe përzgjedhjet leksikore për të ruajtur kohezionin e veprës.

 Si të thuash lexuesit në veprat e përkthyera nga Nonda i ecën leximi me një lehtësi të habitshme,falë zotërimit të shkëlqyer të gjuhës huaj,por dhe zotërimit perfekt të gjuhës shqipe, e cila është një gjuhë e pasur me forma dhe me potencë për të përballuar kryevepra të letërsisë botërore. Përkthimi për Nonda Varfin është krijimtari. Kjo sprovë është brenda vetëdijes së tij estetike e cila shprehet me sqimën e veprave të zgjedhura nga ai. Veprat e përkthyera nga ai nuk janë komerciale apo të porositura, por ai pasi përkthen një vepër e teston brenda një rrethi të ngushtë miqsh dhe kur bindet se vepra ka vlera dhe përcjell mesazhe të vyera që i shërbejnë realitetit shqiptar, atëherë ai ia sugjeron botuesve. Përkushtimi ndaj një vepre të përkthyer nga dora e mjeshtrit Nonda Varfi, duket që brenda ka dashurinë, pasionin, qetësinë shpirtërore dhe kënaqësinë e tij. Në gjuhën shqipe flasin sot Omeri, Virgjili, Ezopi, Dante, Mo Pasain, Tolstoi, Dostojevski, vepra të këto cilat u përkthyen në kohën e diktaturës, por me një seriozitet në cilësinë e përkthimit dhe redaktimit, korrekturës së rreptë gjuhësore, gjë që sot lë shumë për të dëshiruar. Ata kanë punuar me përkushtim, modesti dhe dashuri për të dhënë një shqipe të bukur kryeveprave të letërsisë botërore, duke krijuar kështu një traditë të pasur e një shkollë përkthimi për pasuesit duke lëvruar e duke pasuruar gjuhën shqipe. Pasues i kësaj shkolle me plot dinjitet është përfaqësuesi i tyre dhe Prof. Nonda Varfi. Shtimi i shtëpive botuese u shoqërua dhe me shtimin e numrit të përkthyesve, ku sot spikasin jo pak emra dinjitoz. Një përfaqësues i tyre është edhe Prof. Nonda Varfi. Megjithëse puna e përkthyesit në Shqipëri nuk është e vlerësuar, e mirëpaguar, Nonda Varfi në të gjithë librat e tij është serioz dhe konservator i pastërtisë së gjuhës shqipe. Në mungesë të një shkolle kritike mbi përkthimin çdo rresht që mund të shkruajë kushdo për përkthyesin Nonda Varfi do të ishte i bardhë, pa vlerë dhe pa ngjyrë, gjithsesi vlerësuesi më i mirë, si kudo, është koha dhe lexuesi i tij. 
Jetëshkrimi
Studime :
1971-1975 Shkolla e Mesme Asim Vokshi, Tiranë, 
1976-1980 Fakulteti i Gjuhëve te Huaja.
Stazhe & specializime :
1997 stazh një mujor, Universiteti ” Le Mirail” Tuluzë
1996 stazh një mujor në Montpellier, Universiteti “Paul Valéry”
1989-1990 Specializim njëvjeçar për gjuhësi teksti, Nancy II 
1981 stazh një mujor, në Nice, France
Tituj & grada
2000 Profesor
1995 Prof/Assoc
1988 Doktor i shkencave 
Eksperienca profesionale :
2010 Pedagog në Departamentin e Gjuhës frënge
2008 – Zv. Rektor i Universitetit të Tiranës
2003- 2007 Dekan i Fakultetit te Gjuhëve te Huaja
1997 -2003 Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Frënge
1993-1996 Zv/Dekan i Fak. Gjuhëve të Huaja
1988 -1999 Pedagog
1981-1988 as/ped
1980-1981 mësues, Babicë, Vlorë.
Gjuhe të huaja
Anglisht ( me dëshmi)
Frëngjisht ( i diplomuar)
Italisht (me dëshmi)
Së shpejti nga shtëpia botuese “Bota Shqiptare” nga KAMEL DAOUD, romani 
MËRSO, RIHETIM
Përktheu : Nonda VARFI
Autori : Kamel Daoud
Titulli në origjinal : Meursault, Contre-Enquête
Titulli në shqipe : Mërso, rihetim
© në frëngjishte : Actes Sud
© në shqipe : Bota Shqiptare
© për përkthimin : Nonda Varfi
Përktheu : Nonda Varfi
Redaktor & korrektor : Eneida Varfi
Autori ka cituar disa herë, duke i përshtatur, disa pasazhe nga romani “I Huaji” (Bot. Gallimard, 1942), i Albert Kamys. Lexuesi këto pjesë do t’i gjejë me shkronja të pjerrëta.
“Ora e krimit nuk bie njëherësh për të gjithë popujt.
Prandaj historia përsëritet pafundësisht.”
E.M CIORAN
Silogjizma të hidhërimit
Për Aidën
Për Ikbelën.
Drita e syve të mi. / Përgatiti: Kastriot Kotoni
Sigal