Vatra të shumta zjarri në kodrinat e Mamurrasit

256
Sigal

Vatrat e zjarrit në Mamurras vazhdojnë që të jenë akoma aktive. Në terren, për ndihmë në shuarjen e flakëve kanë ardhur zjarrfikëset e Krujës dhe të Laçit.

Mësohet se iu është kërkuar ndihmë edhe zjarrfikëseve të Lezhës dhe të Mirditës. Sipërfaqja e djegur është e madhe, kurse flakët vijojnë që të avancojnë.

Shumë vatra zjarri janë përhapur në vendin tonë, nga veriu në jug, duke shkaktuar pasoja të shumta.