Dorëzohet Andon Mëhillaj: Nuk kam të bëj me vrasjet e Sinanajt

545
Sigal

VLORE- Vetëdorëzohet në policinë e Vlorës Andon Mëhillaj, i dyshuar si njëri prej ndërmjetësve të një sërë krimesh me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj.

ORA 10:24 AVOKATI: ANDON MËHILLAJ KA QËNDRUAR NË VLORË
Avokati i Andon Mëhillajt, Edmond Dëmaj ka deklaruar se, klienti i tij është vetëdorëzuar.“Është një vetëdorëzim vullnetar. Bile është vonuar derisa të rregullonte familjarët e e tij. Ka lënë jashtë gruan dhe fëmijët e tij. Sa ka rregulluar fëmijët ka vendosur të dorëzohet në prokurorori për tu njohur me pretendimet”.Sipas tij, Mëhillaj është dorëzuar “që të tregojë nëse është i përfshirë apo jo në ato ngjarje për të cilat akuzohet”. “U vetëdorëzua për të qenë i pranishëm për të mbrojtur sa më mirë dhe për tu përballur me ata që por ai po përkeqësojnë. Andoni ka qëndruar në Vlorë gjatë kësaj kohe. Nuk është dorëzim nga frika por i ndërgjegjshëm”, ka treguar avokati Dëmaj.“Ka pasur një periudhë kohë që janë zënë dhe andoni ka qenë nën kërcënimin e Julianit. Para dy vjetëve ka pasur zënie gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur ngjarje të tilla mes tyre mes të cilat Andoni ka qenë i përndjekur nga Juliani”, ka shtuar në fjalën e tij avokati Edmond Dëmaj.

ORA 09:41 VETEDOREZOHET NDERMJETESI I ATENTATEVE, ANDON MEHILLAJ
Vetëdorëzohet në policinë e Vlorës Andon Mëhillaj, i dyshuar si njëri prej ndërmjetësve të një sërë krimesh me pagesë të kryera nga Julian Sinan
“Pas negociatave të familjarëve ka pranuar të vetëdorëzohet për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin e tij në lidhje me akuzat si pjesëtar i bandës së tritolit por dhe si  një prej ndërmjetësve të një sërë krimesh me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj.”- informoi gazetari ynë nga Vlora. Më 10 shkurt në oborrin e banesës së Andon Mëhillajt u vendos një sasi eksplozivi. Shpërthimi në oborrin e banesës së banesës së Andon Mëhillaj u shënua mesnatën e së dielës në lagjen 28 nëntori në Vlorë, por nuk pati të lënduar sepse familjarët e Mëhillajt janë larguar nga banesa në kohën kur ceshtja e bandës së tritolit u bë publike dhe kushurinjtë Mëhillaj u shpallën në kërkim.Më 11 shkurt 2014, Andon Mëhillaj së bashku me kushëririn e tij Genis Mëhillaj u shpallën në kërkim ndërkombëtar. Fotot me të dhënat e tyre u vendosën në faqen zyrtare të Interpolit, me shënimin si persona të cilët kanë financuar dhe kryer akte terroriste.Pak ditë më parë policia shqiptare publikoi fotot e tyre, si dhe vendosi një shpërblim prej 10.000 euro për këdo që do të informonte mbi vendndodhjen e tyre