Mjeku Tritan Kalo: Varianti “Delta” ka simptoma thuajse të njëjta me gripin e verës dhe ethet

443
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, i ka kushtuar edhe një herë tjetër rëndësi apelit ndaj qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë sezonit të plazhit, pasi simptomat e variantit shumë ngjitës të Covid-19, atij që njihet si ‘Delta’, janë të njëjta dhe mund të ngatërrohen me simptomat e “gripit të verës”.

“Rikujtesë për pushuesit në brigjet e Adriatikut, të Jonit dhe jo vetëm……”Gripi i verës” apo ethet 3-5 ditore është një virozë, e cila ka shënja klinike pothuajse plotësisht të njëjta me shfaqjet klinike të variantit “Delta”, të infeksionit të shkaktuar prej virusit Sars-Cov2/Covid-19, me: temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e kyçesh, këputshmëri e shpesh dhimbje barku të bashkëshoqëruara me të përziera ose/dhe të vjella e heqje barku/diahre, por pa çrregullime të shijes dhe/ose nuhatjes (të cilat nuk vërehen në këtë variant të Covid-19) dhe pa lëndime të rënda të vijave të poshtme të frymëmarrjes (të cilat, fatmirësisht janë më pak të shpeshta si në të vaksinuarit, po ashtu edhe në ata të prekurit nga Covid-19 i variantit “Delta” të infeksionit prej virusit Sars-Cov2), dhe me “test të shpejtë” ose “PCR-real time” për Sars-Cov2 NEGATIV…..“, shkruan Kalo.

Sipas Kalos, në vendin tonë mund të qarkullojë ky variant, për shkak të turistëve të huaj nga vende ku mutacioni tashmë është përhapur masivisht.