Genc Pollo: Rama e Kuvendi duhet të presin shpalljen e opnionit të Komisionit të Venecias e të mos votojnë dekretin deri në atë moment

306
Presidenti Meta dekretoi kthimin për rishqyrtim në Kuvend të Amendamentit Rama në Kodin Zgjedhor. Relacioni arsyetues informon edhe se Presidenti i kërkoi këtë javë Komisionit të Venecias një opinion për Amendamentin Rama.
Ka një rregull të artë që kur një ligj merret në shqyrtim nga Venecia atëhere shteti kërkues pezullon hyrjen në fuqi të këtij ligji.
Rama e Kuvendi duhet të presin shpalljen e opnionit të Komisionit të Venecias e të mos votojnë dekretin deri në atë moment. Mazhoranca e opozita duhet të shpallin se do të pranojnë e do të zbatojnë këtë opinion.
Sigal