Pertefe Leka: Refleksione për shkrimin “ Edhe unë jam Çam”

629
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Krenaria  kombëtare e publicistit të mirënjohur Zotit Frank Shkreli  në një shkrim “ Edhe unë jam Çam”, më bën ta  përforcoj  për veten  time  këte refleksion, të cilën e kam shprehur nëpërmjet  disa shkrimeve  duke e pasë si temë kryesore  etninë shqiptare. Nëse do të citohen disa  shprehje të  matura  e të menduara thellë  nga disa personalitete të ndritura të historisë dhe kulturës shqiptare  për Çamërinë do të  bashkohesh  në një zë  me  gazetarin nga Shkreli edhe: “Unë jam  Çam “

Këte të drejtë  legjitime, na e ka vulosë shumë herët  Shkodrani, atdhetari luftarak  Pashko Vasa që e ngriti në  Fe Shqiptarinë, të pranuar nga të gjitha Religjionet dhe nga të gjitha shtresat shoqërore. Vargjet e poemës “O moj Shqypni “ nuk u vjetëruan kurrë, kanë  mbetur në kujtesën e gjithë brezave  duke mbetur pasaportë e përjetshme  për çdo shqiptar:

“Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë
gjithkund lshon  dielli vap’ edhe rrezë
asht toka jonë, t’parët na e kanë lanë
kush mos  na e preki, se desim t’tanë“.

Por ajo që më ka dhënë siguri dhe besim, që ta ruajmë të shenjtë identitetin tonë. Ishte mbrojtja që bëri i Madhi Fishta me  “testamentin politik“ në Konferencën e Paqes  në Paris. Duke  detajuar me vërtetësi historike së kush jemi dhe nga vijmë, ngriti  zërin  e drejtësisë për gjymtyrët e ndara  të Atdheut, që t’i bashkohen  trungut të vet, duke vënë theksin për Kosovë e Çamëri.
“ Boçarët kanë qenë shqiptarë e shqip kanë folë e me trimni shqiptare kanë Luftue….Greqinë e kanë lirue…me pasë me pyet si dijetarë  dhe jo si diplomat, kishte me jua vërtetue edhe Venizellos vetë….Gj. Fishta 

 

Po në një kohë me Fishtën iu drejtua  Konferencës së Paqes edhe një Zonjë Çame , Lejla
Dino Ileri (1893-1966) Ishte e bija e Rasih Dinos,  oratori kryesor, pjesëmarrës  në
Konferencën e Londrës dhe mbesa e Abedin Dinos një nga bashkëpunëtorët e Abdyl Frashërit në “Lidhjen e Prizrenit “.   Ajo është e para grua shqiptare që i shkroi letër Kryetarit të Konferencës së Paqes në Paris për çështjen shqiptare në emër të Komitetit të Gruas Shqiptare, që kishte krijuar në Bruksel. (1 janar 1919, Albania). Ajo shfrytëzoi njohjen me  Zonjën Edith Galt Ëilson, ( Zonja e Presidentit  Ëilson ) për t’ju drejtuar simbolit të Paqes, Presidentit  të Sh.B.A.,Ëoodroë Ëilson :” “…Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që nënat shqiptare, gratë dhe bijat duruan duke parë gjakun e të dhemshurve të tyre të rrokullohet në zgjedhën e shtypësve të huaj, kanë natyrisht për të tronditur ndjenjat tuaja të larta njerëzore dhe sot do të na ndihmoni  për të fituar lirinë tonë të dashur. Në këto çaste shtetet fqinj duan të aneksojnë vende të tokës sonë të dashur ose të marrin prej nesh indipendencën tonë politike ….”

Kanë mbetur të gdhendura fjalët e ekuilibruara të dijetares së famshme, Elena Gjika, me origjinë shqiptare, (nëna e saj ishte  nga Çamëria), për qëndrimin e padrejtë të fqinjëve sllav e grekë në të gjitha kohërat:”Grekët duhet të mësohen, ta konsiderojnë Epirin për atë që është në realitet, domethënë të shohin  në të toskërinë dhe cilido që do të orvatet të vendosë mbi fatin e shqiptarëve pa pëlqimin e tyre, shpejt ka për t’u ndeshur me vështirësi të pakapërcyeshme, që është në kundërshtim me idetë e kohës sonë”     Ndërsa kur Elena Gjika  vizitoi varrin e Boçarit , ajo u lut që të shohë një ditë të valojë  mbi varrin e Kastriotit  të madh Flamurin, që Ai ka mbajtur  me Lavdi në njëqind beteja. Na u realizoftë kjo aspiratë”

Të Çamërisë  ishin  edhe Idromenët, një familje e njohur nga Parga, nën  Pashallëkun e Ali Pashë Tepelenës shek.18-19 ( vinin nga ishulli Hidro). Dy më të njohurit ishin  Andrea dhe Mihali, studiues me grada shkencore. Andrea: doktor  në teologji dhe profesor  në Korfuz dhe Mihali doktor  në drejtësi. Ata  përveç përkthimeve teologjike në gjuhën shqipe, që kanë vlera historike për  gjuhësine, në vitin 1852 Mihali  ka lënë një fjalor teknik në gjuhën shqipe  dhe së bashku  me Andrean përpiluan edhe  botimin e një historie për Pargën dhe Sulin, por e zhdukur tashmë, sepse dokumentonte shqiptarinë e  krahinave  të përmendura më sipër. Djali  i Mihalit,  Arsen Idromeno, me 1856 u shpërngul në Shkodër. Atje u bë i njohur  si talent në pikturë, në punimin e drurit dhe autodidakt në arkitekturë gjë që e trashëgoi djali i tij,” Mikelanxhelo i Shqipërisë,” Kolë Idromeno, Motra Tone dhe pasardhësit e saj , të cilët  u radhitën  në aristokracinë e kulturës qytetare shkodrane   dhe mbarë shqiptare.

Sali Bollati me kostum popullor nga Çamëria, në ditën e 28 Nëntorit.

Nga  dijetarët e vjetër, të cilët janë të shumtë në studimet e tyre  po citoj vetëm një  thënie të  Pukvilit ,I cili I vlerëson Çamët “ Më të mirët e më fisnikët  e farës shqiptare” .

Ndërsa personaliteti  Shqiptar,Mihail Atrioti,është  bir  i Artës  nga Çamëria, që përçoi idetë e Rilindjes Evropiane,në Rusi .Atrioti studioi për filosofi në Padova në katedrën  që drejtonte nxënësi i Kopernikut, bashkatdhetari i tij epirotas ,Leonik Tomeo.Edhe pse ishte autor i 150  titujve  shkencorë, filozofik,pedagogjik, Rusët e  internuan për idetë e tij përparimtare dhe shkencore,  nuk e lejuan të kthehet në Artën Shqiptare. Në fund të jetës, Ai  kërkoi  të mbyllte sytë në tokën e  të parëve.Knjazi iu përgjegj:”Jeni njeri i ditur dhe i zgjuar. Ti di këtu çdo gjë të mirë dhe të keqe, po të dalësh nga Rusia do ta përhapësh në të gjithë botën….”

Në se Princesha romune me origjine shqiptare Elena Gjika e quajti ,Toskëri, Epirin  në jug  të Shqipërisë, Lasgush Poradeci , duke iu përgjegjur  një personaliteti  që  iu mburr së ishte me origjinë nga rrethi më verior,Malësia e Madhe, që sipas tij ishte “Kryet e Shqipërisë “Lasgushi  i tha  me  vendosmëri  :” Kështu të kanë mësuar ty, se atje nga je ti janë kryet e Shqipërisë ?”  Kryet e Shqipërisë  janë: Nishi,Lugina e Preshevës,Mitrovica dhe Metohija .Krahina nga je ti  është plënci i Shqipërisë ….., e cila këmbët i ka në Gjirin e Ambrakisë ,në Artë dhe Prevezë..”.      I     Kësaj ideje  ishte  dhe miku I tij i zemres, Dhimitër Pasko,”Mitrush Kuteli “me origjinë nga Fisi Kutelia i Artës së Çamërisë,  I cili e pohoi me vendosmëri   se “ Jam Kosovar”  dhe   “Nga një det në tjatrin det isha zot vetë .”Vargje  monumentale, të gdhendura në “Poemin Kosovar “ . Për këto ide, Kutelin poet dhe ekonomistin e shquar  desh  e futën të gjallë në dhe, sepse  e pohoi triumfalisht   se “Jam Këtu ,dem baba dem “ dhe “Atje poshtë  në brigjet e detit është një tjetër Kosovë e robëruar “

Këto deklarime atdhetarësh e ngacmojnë ndërgjegjen kombetare për çdo  qytetar  të ndershëm . Jo vetem  memëdhetarët  e Shqipërisë Natyrale  i përgjigjen të vërtetës historike  me përkushtim e dinjitet  ,por edhe të huajt që e shetiten  dhe arritën të njohin bukuritë natyrore e njerëzore te Çamërisë u entuziazmuan me  trimëritë e Suliotëve siç  i përshkroi Bajroni :

“ kush ia shkon në trimëri suliotit brrun ?
Me të bardhë fustanellë e me gunë “.

Romantiku  I shquar  , e pasuroi shpirtin e tij, me gjenë më të shtrenjtë në botë, duke e quajtur atë tokë të bekuar “, “Nënë e dashur ,burrash të rreptë”.. E Bajroni, që I këndoi Lirisë , me  trimat  e Aleksandrit  dhe të Iskanderit ,bij të Çamërisë, morën pjesë  në Betejen e Misolongjit  1824,  ku Lordi Anglez  me të  tjerë dhanë  jeten për çlirimin  Greqisë.

Keta luftëtarë të Çamërisë  nuk reshtën së luftuari  për Liri.I vazhduan betejat e tyre për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha turke dhe  me tutje .Përmendet Familja e Abedin Dinos dhe janë të panumërt  bashkëpunëtorët e tij . Nuk mund të numërohen  së çfarë ka nxjerrë ai vend i bekuar, por duhen përmendur  sepse  e ardhmja  do të  mbështetet  në mësimet e tyre.

Dijetari, shkencëtari, dhe rektori i parë i Universitetit të Stambollit, Hasan Tahsini ,I cili la amanet thenien proverbiale :”Jemi një komb I veçantë, kemi gjuhën tonë të veçantë ,ndaj duhet të jetojmë më vete si gjithë kombet e tjerë “ Ishte  Bir nga Ninati i Çamërisë,   1812—-1881  studenti i Parisit ,ku studioi të gjitha shkencat e reja ,mësues- pedagog i Sami Frashërit dhe  bashkëpunëtor i tij si edhe  i Pashko  Vasës, Ismail Qemalit,Jani  Vretos….Simbol i shqiptarisë ,luftëtar i paepur ne kryengritjet e Shqipërisë Jugut, për Pavarësinë dhe për  ndertimin e shtetit Shqiptar. Eruditi më i madh që ka nxjerrë   Shqiptaria dhe gjithë Perandoria Osmane që edhe për sot janë të vlefshme mësimet e tij.

Por nuk  mund të rri  pa përmendur    studimet  bashkëkohore te Zonjës Eleni Kocani,apo. të  përkushtuarin, me dinjitet,  Marin Mema  për të  gjetur Rrnjët  Shqiptare që  na   ushqen me krenari  kur ndjekim emisionin e tij   “Gjurmë Shqiptare”. Ai. nuk i përmbahet vetëm  dokumenteve  të  vjetra, apo studimeve të mirëfillta. të historianëve  dhe studiuesve të ndryshëm por  e shkel vetë çdo pëllembë tokë, prek me dorë çdo  gur  e mur që verteton  se  edhe. ketu janë shqiptarët  …

Por të vërtetat  e   të mbijetuarit    te tragjedisë  Çame, Prof. Sali Bollati, që  vazhdon t’i tregojë  për të dëshmuar , e bëjnë  ate   një  luftëtar    të vendosur  të   kësaj  çështje  si në Shqipëri  dhe në ShBA.  Si misionar i Shqipërisë Natyrale ,e gjenë   në resht  të parë   në çdo  protestë, në përballje me padrejtësinë, që  vazhdojnë të provokojnë fqinjët jugorë të Shqipërisë .

Po e mbyll me fjalët e guximshme të  Musine Kokalarit   shkrimtares që shkroi tregimet e saj në dialektin e  Çamërisë e cila   në gjyqin komunist u shpreh  vendosmërisht se :

” Pa Kosovë e Çamëri s’ka Shqipëri “

Të gjitha këto  të nxisin për të vazhduar e kërkuar paqësisht  drejtësinë e munguar. E mirëkuptimi  fqinjësor  do të vijë, sepse  popujt janë paqedashës  dhe duan të bashkëjetojnë  në harmoni ,t’i zgjidhin me logjikë të ftohtë  problemet  ndërshtetërore.E gjithë këto  të vërteta  që janë përjetësuar në mijëra vepra nga mendjet e ndritura  për etninë shqiptare  nuk mund të  rrish  pa thënë  se  i përkas  Arbërisë që nga Nishi në Prevezë.