Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, identifikohet autori

156
Sigal

Është identifikuar autori i vrasjes së 19-vjeçarit, Erjon Xhenje, një ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Shkodër.

Policia nuk ka prova deri më tani për autorin por nga burime në rrugë operative të grumbulluara policia dyshon se autor është Bajram Çekorja, i shpallur në kërkim.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë që mendohet se janë të implikuar në vrasjen e shtetasit Erjon Xhenje. Dy personat e tjerë, njëri mendohet se ka qënë në motorr me Bajram Çekoren dhe tjetri ka treguar levizjet e 19 vjeçarit Erjon Xhenjan mbrëmjen e ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja?

Nga administrimi i provave materiale dhe kamerave të sigurisë së bizneseve të zonës shihen dy persona në motoçikletë qe afrohen ndërsa njëri zbret nga motoçikleta dhe i afrohet viktimës në një distancë rreth 1 metër dhe e qëllon disa herë me pistoletë.

Në vendngjarje policia ka gjetur 7 gëzhoja pistolete ndërsa 5 prej plumbave kanë përshkuar trupin e 19-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend. Në momentin e atentatit viktima ishte i vetëm në tavolinë ku edhe po konsumonte një kafe.

Pistat e hetimit 

Policia dhe grupi hetimor kanë ngritur disa pista hetimi ku ndër kryesoret janë konfliktet mes grupeve të ndryshme kriminale dhe dyshimet që 19-vjeçari ka bërë pjesë në njërin nga grupet e njohura si grupet e lagjes Kiras.

Nga sa mësohet 19-vjeçari ka qenë shok me Asmer Bilalin, ndërsa ne raste të ndryshme ka kryer edhe mirëmbajtjen e stallave dhe kuajve të këtij të fundit. Policia po heton edhe në lidhje me vrasjen e Ismet Çekores e ndodhur në lagjen Kiras dhe lidhjet që viktima mund të ketë pasur me vrasjen. Ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kjo vrasje është në vazhdën e zinxhirit të vrasjeve mes grupeve kriminale në Shkodër.

Ndërkohë, kujtojmë se 17 ditë përpara vrasjes së Erjon Xhenje u vra shtetasi Ismer Çekorja, babai i Bajram Çekores.

Ismet Çekorja i doli në mbrojtje djalit të tij përmes një deklarate në media duke thënë se lidhur me dyshimet në katër vitet e fundit për ngjarjet kriminale ështe i pafajshëm dhe se nuk ka frikë hajdute lopësh. Katër ditë pas kësaj deklarate Ismet Çekorja u vra ndërsa ka dyshime se i përfshirë në këtë ngjarje është edhe shtetasi Shkëlzen Xhenje, djali i xhaxhait i Erjon Xhenje që u vra mbrëmjen e 18 shtatorit teksa ndodhej në një lokal.

Kjo vrasje mendohet se është një hakmarrje e pastër pas vrasjes së Ismet Çekores. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë të vrasjes së 19 vjeçarit por edhe hetimet per vrasjen e Ismet Çekores.