Presidenti Meta njofton për intervistë në orën 21:00: Ballafaqim “flakë për flakë” me një panel të nderuar analistësh

266
Sigal

Presidenti Ilir Meta do të jetë i ftuar sot në televizionin “ABC News” në një përballje me gazetarët për aktualitetin politik.

“E pranova me kënaqësi ftesën e gazetarit, Endri Xhafo për t’u ballafaquar “flakë për flakë” në “Log”-un e tij edhe me një panel të nderuar analistësh”,- shprehet Kreu i Shtetit në mesazhin e tij të shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.
Mesazhi i tij i plotë: 
E pranova me kënaqësi ftesën e gazetarit, Endri Xhafo për t’u ballafaquar “flakë për flakë” në “Log”-un e tij edhe me një panel të nderuar analistësh, me çdo pyetje të tyre për aktualitetin politik e jo vetëm.
Ju ftoj të gjithëve, të më ndiqni sot live, në ora 21:00, në televizionin ABC.