Endrit Braimllari takim në Goskovë të Korçës: “Rilindja” nuk pastron dot një kanal 20m dhe jo më ti sjellë shpresën shqiptarëve

69
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka qenë ditën e sotme në fshatin Goskovë në Korcë së bashku me të rinj të zonës.

Gjatë ndalesës në një kanal i cili nuk ishte pastruar asnjëherë dhe shqetësonte banorët e zonës për shkak të derdhjes së mbetjeve dhe ujërave të zeza, Braimllari u shpreh se Rilindja një kanal 20 m nuk pastron dot dhe jo më ti sjellë shpresën shqiptarëve.

“Dhe ju vjen ministri i mbrojtjes që është dhe drejtuesi i qarkut Korçë, ish ministër bujqësie, ish zv Kryeministër dhe bën propagandë në fshat, thotë që na duhet një mandat i tretë për të bërë punë më të mëdha. Ndërkohë në 8 vite nuk arriti dot të pastrojë një kanal të vogël që mos të ndodhet Goskova, që fëmijët të rriten shëndetshëm”,- tha Braimllari gjatë takimit.

Bashkëbisedimi:

Braimllari: Ky është kanali
I riu:Po ka vite në këtë gjendje. Është shumë i pisët
Braimllari: Nuk është pastruar asnjëherë?
I riu: Jo
Braimllari: Pra në 8 vite të Rilindjes nuk është pastruar asnjëherë. Shumë mbeturina,
I riu: Këtu derdhen dhe ujërat e zeza dhe ka ndote shumë të madhe.
Braimllari: Dhe ju vjen ministri i mbrojtjes që është dhe drejtuesi i qarkut Korçë, ish ministër bujqësie, ish zv Kryeministër dhe bën propagandë në fshat, thotë që na duhet një mandat i tretë për të bërë punë më të mëdha. Ndërkohë në 8 vite nuk arriti dot të pastrojë një kanal të vogël që mos të ndodhet Goskova, që fëmijët të rriten shëndetshëm. Vjen dhe ju premton në fshat do punësojmë të rinjtë, por ndërkohë pjesa më e madhe e të rinjve dhe të rejave po e lënë vendin. Pse, se nuk ka mundësi punësimi, nuk ka shpresë, nuk ka shanse dhe mundësi të barabarta. Nuk ka meritokraci. Sepse paturpësisht ishte në Goskovë Niko Peleshi dhe i premtoi dhe i tha banorëve, aplikoni për subvencione, ndërkohë harron që për një vit e disa muaj që ishte ministër bujqësie, zonën më prodhuese të vendit e la në skëterrë total përsa i përket investimeve në bujqësi. Investoi vetëm të oligarkët, të xhepi i tij dhe njerëzit e tij. ndaj me gjithë Goskovën, do marrim pjesë pasivisht më 25 prill për ti dhënë goditjen përfundimtare rilindjes. Ju e shikoni qe Rilindja një kanal 20 m nuk pastron dot dhe jo më ti sjellë shpresën shqiptarëve. Ndaj na duhet ndihma jote, e shokëve të tu, të rinjve dhe të rejave për të sjellë ndryshimin në vend.