Nuk i dilnin lekët për të blerë raki, 48-vjeçari në Sarandë pi klor dhe përfundon në spital

185
Sigal

Ditën e sotme u regjistrua një ngjarje e rëndë në Sarandë, ku një 48-vjeçar piu klor dhe përfundoi në spital.

Ndërkohë, pak më parë janë zbuluar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku bëhet me dije se 48-vjeçari me iniciale A.Ll., baba i katër fëmijëve ka pirë klor për shkak se nuk ka mundur të sigurojë dot lekët për të konsumuar raki.

Mësohet se 48-vjecari është i divorcuar, ndërsa ka qenë edhe dy herë i dënuar për dhunë në familje. A.Ll është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimin.