Parandalohet vrasja në Elbasan policia ndërhyn në kohë në sherr

370
Sigal

ELBASAN – Një konflikt i nisur për motive banale mes dy personave në qytetin e Elbasanit për pak është finalizuar me përdorimin e armëve të zjarrit, por ndërhyrja në kohë e policisë e shmangu një gjë të tillë. 

Mësohet se Mihat Ballhysa pas një konflikti me Artens Shkurtin ka nxjerrë armën dhe ia ka drejtuar këtij të fundit. Policia e njoftuar për konfliktin mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe arrestoi në flagrancë Ballhysën.

Këtij të fundit iu sekuestrua edhe arma, ndërsa u shoqërua në polici për të dhënë sqarime për ngjarjen.