Makina përplas dy të moshuara, njëra ndërroi jetë, tjetra në gjendje të rëndë

489
Nje aksident i rëndë ka ndodhursot në të fshatit Podgorie, në Pogradec.
Policia njofton se ne hyrje të fshatit Podgorie shtetasi J.K, duke drejtuar mjetin tip “NISSAN” me targa NZY7994 ka aksidentuar shtetaset S.Ç, rreth 65 vjeçe dhe B.Xh, rreth 70 vjeçe, banuese në Podgorie, kalimtare në rrugë.
Shtetaset e mësipërme janë trasportuar në Spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku shtetasja S.Ç, pak minuta pas mbërritjes ka ndërruar jetë, ndërsa B.Xh aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit, po shoqërohet në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e shkaqet e aksidentit.
Sigal