Bitcoin tejkalon për herë të parë vlerën 60 000 dollarë

278
Sigal

Bitcoin kalon kufirin e 60 000 dollarëve për herë të parë në historinë e tij, shifër e rritur, sipas analistëve, nga plani i stimulimit i SHBA-së.

Sipas faqes së specializuar “CoinMarketCap”, kriptovaluta u rrit në 60 197 dollarë në 12:34 GMT dhe vazhdoi të lëkundet rreth këtij pragu simbolik sot herët pasdite.

Aktualish, bitcoin po i shtyn vazhdimisht rekordet e tij dhe është trefishuar në vlerë gjatë tre muajve të fundit.