Presidenti Ilir Meta: 25 prilli është një betejë për jetë a vdekje për 100 vitet që do të vijnë. Zero interes se kush fiton, interesi im është vetëm Procesi Zgjedhor.

300
Sigal

Në vijim të intervistës, Presidenti Meta u ndal të favorizimet që i bëhen kandidatëve të Partisë Socialiste duke i lejuar ata që të shkelin orarin policor në mënyrë, që të mbledhin njerëz e të shpërndajnë “ndihma”, ndryshe nga ç’bëjnë më opozitën të cilët vetëm gjobiten.

Duke u ndalur sërish të skandali që ndodhi ditën e premte në selinë e FRD, Presidenti tha se, në fokus duhet të merret mënyra banditeske e drejtimit të shtetit dhe të Bashkisë së Tiranës, pasi jo është një përpjekje për të shkatërruar zgjedhjet.

Gjatë intervistës, Kreu i Shtetit rikujtoi dhe ngjarjen e shëmtuar që ndodhi dje në qytetin e Elbasani duke e konsideruar atë si një inskenim pas detyra e Qeverisë e cila zotëron të gjitha institucionet si qendrore dhe ato vendore ishte të mos krijonte përplasje.

Presidenti Meta i cilësoi zgjedhjet e 25 prillit si një betejë për jetë a vdekje për 100 vitet që do të vijnë. Duke shprehur gjithashtu se nuk ka aspak interes për fituesit, por vetëm për mbarëvajtjen e Procesit Zgjedhor.

“Prej vitesh Ministria e Drejtësisë, nuk i jep Presidentit asnjë informacion që kërkon, për çështjen e pronave të  Komunitetit Fetar. Ministria e Mbrojtjes, nuk i jep asnjë informacion Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura,  për pronat e Ushtrisë. Për çdo pronë që ata kanë dhënë në mënyrë të paligjshme  do të mbajnë përgjegjësi. Ata që i kanë dhënë janë kandidatë për deputet të mazhorancës.”,- tha Kreu i Shtetit duke sjellë në fokus të gjitha shkeljet dhe mosdhënien e llogarisë nga ana e mazhorancës.