Bitcoin kalon kufirin e 60 000 dollarëve për herë të parë në historinë e tij, shifër e rritur, sipas analistëve, nga plani i stimulimit i SHBA-së.
Sipas faqes së specializuar “CoinMarketCap”, kriptovaluta u rrit në 60 197 dollarë në 12:34 GMT dhe vazhdoi të lëkundet rreth këtij pragu simbolik sot herët pasdite.
Aktualish, bitcoin po i shtyn vazhdimisht rekordet e tij dhe është trefishuar në vlerë gjatë tre muajve të fundit.