Prof.Dr. Tritan Shehu: Shqiptarët nuk mund të trajtohen si skllevërit e Egjiptit nga faraonët e dikurshëm

223
Sigal

Sot Kryeministri i dështuar në çdo aspekt të menaxhimit të Covid, edhe duke na vendosur në nivelin e fundit në botë për vaksinimin, kërkon të shpëtojë me improvizime të rrezikshme elektorale. Së pari ai duhet të sqarojë se mbi çfarë baze e garancie profesionale lejon përdorimin e vaksinave anti-Covid kineze e ruse në vendin tonë. Ishte po ky Kryeminister, që pak javë më parë përbetohej se në Shqipëri do të hyjnë vetëm vaksina të certifikuara nga EMA ose FDA.

Deri tani nuk ka ndodhur asnjë ndryshim në procedurat e licensimit për përdorimin e këtyre dy vaksinave, as nga EMA, as nga FDA dhe as nga Agjensia Britanike, që janë pikat e referimit botëror për këtë procedurë me shumë përgjegjësi, komplekse e delikate. Ndryshimi ka ndodhur vetëm me Kryeministrin, si të ishte Kim Jong Un-i. Po anëtarët e “Komitetit” që në të gjitha debatet e daljet publike betoheshin e mbi betoheshin që në Shqipëri do të përdoren vetëm vaksina të certifikuara nga ato agjensi dhe asgjë tjetër e pasigurtë, ku janë sot?! Po ajo që vetëm quhet “Agjensi e Kontrollit të Barnave”, ku është, kur ajo duhej të shprehej e para publikisht, mbasi të studionte dosjet, duke marrë dhe përgjegjësitë mbi vete.

Pse të gjithë këto institucione përgjegjëse heshtin e avullojnë pikërisht kur në mënyrën më arbitrare, pa asnjë argument e transparencë merren të tilla vendime kaq të rëndësishme nga një njeri i vetëm si të ishte… Edhe për vaksinimin e kafshëve asnjë shtet i përgjegjshëm e demokratik në botë nuk merr të tilla vendime në këto menyra okulte, të llojit të propagandës gebelsiane. Kryeministri duhet të kuptojë se shqiptarët janë “njerëz”, qytetarë të lirë e me të drejta të plota, që kërkojnë siguri. Ata nuk mund të trajtohen si skllevërit e Egjiptit nga faraonët e dikurshëm. Sidoqoftë koha e “faraonëve” tani shumë shpejt po përfundon.