BE ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, ja problemi më i madh që ka

258
Sigal

Pas një viti debatesh të forta, ekziston një vizion i përbashkët për një ‘ndryshim loje’ për të ndihmuar Bashkimin Europian të rifitojë mbrapsht shkëlqimin e humbur.

Deri tani, askush nuk po parashikon ndonjë rezultat konkret nga Konferenca për të Ardhmen e Evropës, një turne rreth 15-mujor që është ideja, që disa e quajnë djallëzore, e Presidentit francez Emmanuel Macron.

Por nëse BE kërkon të shmangë sërish të bërit “gazi i botës”, një nga qëllimet kryesore duhet të jetë që të nënshkruhen traktatet e BE për t’u ulur numri i zyrtarëve që quhen “Presidentë”.

Bollëku i Presidentëve që ndodhen në zyrat e BE, duke përfshirë, Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe kryeministri portugez, Antonio Costa, që përfaqësojnë presidencën e Këshillit të BE, u mblodhën për të filluar zyrtarisht konferencën dhe t’i japin fund një beteje mbi 1-vjeçare, mbi temën se cili do të zgjidhet President.

Institucionet e BE ishin bllokuar për shkak të një plani fillestar për të emëruar një “personalitet të shquar evropian” që do të drejtojë dhe do të ndryshojë gjendjen aktuale në Evropë, e cila duket se tani për tani favorizon një ‘largim shoqëror’ mes vendeve sesa afrim.

Fillimi i pandemisë së koronavirusit gjithashtu hoqi një farë urgjence nga projekti, pasi perspektiva e një trupe udhëtimi të zyrtarëve të Brukselit, duke vizituar 27 vende për një seri takimesh, papritmas dukej jo e  pahijshme pasi nuk lejoheshin dhomat e mbushura me njerëz.

Një negociatë e zgjatur drejt një zgjidhjeje jo aq të dukshme më në fund dha një përparim vetëm në Bruksel ku Parlamenti Europian ishte i përkushtuar për të hequr reputacionin e tij burokratik.

Emmanuel, na shpëto!

Në çdo moment, Macron mund të ketë vendosur të kursejë BE-në dhe të heqë qafe këtë prishje të demokracisë, të mbuluar me një PR katastrofik, brenda një takimi të komitetit të komitologjisë i rishikuar si terapi për qytetarët e shqetësuar për të ardhmen e qeverisjes evropiane. Ai nuk e bëri.

Macron, pa dyshim, është ende i etur të trumbetojë rezultatet e konferencës – sado të ngatërruara mund të jenë – gjatë presidencës franceze të Këshillit të BE në pranverën e vitit 2022, e cila ndodh që të përkojë me fushatën e tij të rizgjedhjes në Francë.

Në fund të fundit, fati i konferencës ra për shkak të Dacian Ciolo?, udhëheqësi i grupit Macron’s Reneë Europe në Parlament, i cili u  zgjat për një marrëveshje që thjesht thuhet se ishte absurde. “Le të përdorim mundësinë e Konferencës për të Ardhmen e Evropës për të ripërcaktuar qeverisjen, për t’i dhënë përparësi interesave të qytetarëve tanë Evropianë dhe të përpiqemi ta rikthejmë magjinë në këtë projekt Evropian.”

Pa dyshim që pas ceremonisë së nënshkrimit të së mërkurës, qytetarët e BE-së kanë filluar të ndiejnë magjinë.

“Ne duhet të fillojmë këtë rindërtim,dhe në këtë proces ne duam të vendosim qytetarët dhe shoqërinë civile në qendër, por edhe parlamentet nacionale, rajonet, aktorët lokalë, partnerët socialë, akademinë, të rinjtë. Kjo konferencë synon të jetë një forum i ri për debat në të cilin të rinjtë evropianë do të kenë një vend të veçantë, pasi ata janë të parët që preken nga e ardhmja e projektit evropian,” tha Sassoli.

Lufta e parë

Sigurisht, të tre presidentët në të vërtetë nuk përmendën anëtarët e bordit të ri ekzekutiv ose sekretarinë mbështetëse. Dhe sa më shpejt që përfundoi ceremonia e nënshkrimit, një luftë e re shpërtheu për mungesën e grave të nominuara për bordin. Me sa duket, të gjitha do të përpunohen përpara se konferenca të fillojë zyrtarisht më 9 maj.

Por në ceremoni, të tre presidentët e përgëzuan veten disa herë për tejkalimin e ngërçit që institucionet e tyre kishin krijuar.

Diplomatët dhe zyrtarët të cilët paguhen për të marrë me seriozitetin e tyre më të lartë punën e brendshme të BE-së thanë se ishte e nevojshme një introspektivë thelbësore midis 27 vendeve anëtare dhe tre institucioneve kryesore – ndoshta më e rëndësishmja kur bëhet fjalë për procesin e vendimmarrjes së BE-së.

Në atë kuptim, një përpjekje një vjeçare për të arritur një marrëveshje mbi konferencën e problemeve që teorikisht është krijuar për të zgjidhur ishte emblematike. Sanksionet ndaj Bjellorusisë për zgjedhjet mashtruese në gusht morën tre muaj për t’u miratuar.

Një diplomat tjetër tha se edhe me investime, konferenca nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për të arritur ndonjë gjë domethënëse. Macron kishte parashikuar diskutime mbi listat e kandidatëve transnacionalë për zgjedhjet evropiane. Asnjë nga ato nuk duket e mundur për pak më shumë se një vit, dhe me kushte pandemike që vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Në përgjigje të idesë fillestare të Macron, shumë udhëheqës të BE kishin paralajmëruar se ngatërrimi në ndryshimet e mundshme të traktateve të BE do të ishte një ide e keqe, dhe kjo ishte para se të godiste pandemia dhe të gjymtonte pjesë të mëdha të ekonomisë.