Ilirjana Kuçana: Turp për shoqërinë tonë nga kush përfaqësohemi!

352
Sigal

Turp! Turp për të gjithë ne! Turp për çdo qytetar shqiptar! Turp për shoqërinë tonë nga kush përfaqësohemi! Ky njeri meriton gijotinën në mes të sheshit dhe jo të jetë kryeministri jonë!

Nuk jam aspak e shokuar për trajtimin dhe të sharat që erdhën dje nga një i sëmurë psiqik ndaj grave dhe vajzave, veccanërisht Grida Dumës. Nuk jam e shokuar nga ky psikopat që nuk i ka shkuar në spital, gruas që e solli në jetë, jo vetëm kaq, por e ka dhunuar në shumë raste. Nuk mund të shokohesh nga një individ që ka dhunuar çdo grua në jetën e tij. Se kam besuar për asnjë moment atë urim sa për sy e faqe që erdhi nga ai për gratë ditën e 8 Marsit.

Në asnjë moment s’ia kam besuar dhe shtirjen që ka pasur prej 8 vitesh ndaj “dashurisë” për barazinë gjinore dhe vendosjen e grave në poste kyçe në administratë. Ky individ ka një urrejtje të tmershme ndaj çdo gruaje që sheh. Nuk janë  legjenda urbane, sot më shumë se kurrë i besoj që çdo punonjse në varësinë e tij është ndjerë e ofenduar, madje e nënçmuar dhe parë si objekt pune a seksi duke filluar nga pastrueset e deri tek drejtoreshat kur ishte kryetar bashkie.
Sot më vjen turp! Turp nga vetja, nga shoqëria, burrat dhe gratë që votojnë dhe udhëhiqen nga ky monstër, që nuk ka e nuk njeh asnjë normë njerëzore!