Monika Kryemadhi: 25 prilli, angazhim qytetar për të mbyllur tranzicionin përfundimisht

Në vazhdim të takimit në qytetin e Burrelit, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka konsideruar zgjedhjet e 25 prillit, si një angazhim qytetar për të mbyllur përfundimisht tranziocionin në vendin tonë.

“Unë mendoj që angazhimi për 25 prillin është angazhim qytetar në radhë të parë, për t’u përfshirë në sfida të tilla dhe për të dhënë ndoshta atë përmbysje përfundimtare të tranzicionit, që në fakt në grahmat e tij të fundit është pak më shumë qëndrestar. Por është si puna e atyre akullnajave që duken shumë të mëdha, por që shkrihen dhe bien në oqean.”,- është shprehur Kryemadhi në fjalët e saj.

NOA

Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit :

Unë mendoj që angazhimi për 25 prillin është angazhim qytetar në radhë të parë, për t’u përfshirë në sfida të tilla dhe për të dhënë ndoshta atë përmbysje përfundimtare të tranzicionit, që në fakt në grahmat e tij të fundit është pak më shumë qëndrestar. Por është si puna e atyre akullnajave që duken shumë të mëdha, por që shkrihen dhe bien në oqean. Unë Luljeta të jam shumë mirënjohëse , sepse ne kemi nevojë për angazhim dhe sidomos Bashkia e Matit ka nevojë e ka treguar që gratë e Matit kanë qenë aktive, kanë qenë të vendosura, kanë qenë intelektuale. Ne kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi përsëri, ndoshta nuk jetojnë më këtu në qytetin e Matit, por jetojnë në Tiranë dhe janë larguar qoftë për arsye ekonomike apo familjare nga këtu. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë përsëri kontribuuese dhe do të jenë pjesë e gjithë atij ekipi të madh që është këtu.
Dhe kur u takuam sot në Klos, u takuam dhe me Hamdiun dhe Ilirin që unë i mbaj mend që në kohën e fushatës së 2009, sa ka qenë aq sfilitëse dhe lodhëse por ka qenë dhe shumë e bukur me emocione sepse në fund të fundit fushata e 2009 ka qenë një fushatë që kemi qenë më pak por tani jemi shumë më shumë, një rreth i zgjeruar, na janë rritur dhe të rinjtë  e LRI. Diskutuam dhe për Anisa Sanën e cila ka qenë gjimnaziste tani është bërë nënë me dy fëmijë dhe është pjesë e organizimit të strukturave të fushatave në Tiranë. Ashtu siç janë shumë e shumë të tjerë. Këtë të mirë  ka angazhimi në politikë sepse krijon lidhje me gjithë Shqipërinë dhe pavarësisht zonës ku je, moshës, religjionit, ke një lidhje shumë të ngushta që të jep efektet e veta, të krijon emocione dhe pse jo përmirësim të shumë gjëra për të cilat ka nevojë shoqëria.