Prof. Dr. Jamarbër Malltezi: Kryeministri, me uljen e tarifave të importit të gomoneve, favorizon trafikantët, që i sjellin paratë me thasë

170
Sigal

Skandali i rradhës. Flet për “Telegraf Prof. Dr. Jamarbër Malltezi: Kryeministrit Rama favorizon trafikantët

Qeveria ul tarifat për importin e gomoneve, që përdoren për trafikimin ndërkombëtar të drogave

Petraq BARJAMI

Premtoi ulje të TVSH për ushqimet dhe energjinë elektrike, por gënjeu

Qeveria e kryeministrit Rama, 2 muaj para zgjedhjeve parlamentare merr një vendim, që të ulë tarifat për importin e gomoneve, me pretendimin, se kështu, do të ndihmojë turizmin. Ndërkohë, që qeveria e kryeministrit Rama që nga 2013-ta premtoi se do të ulte TVSH-në për TVSh për shportën ushqimore, premtoi heqjen e TVSh për energjinë elektrike, premtoi heqjen e TVSh për naftën në bujqësi, premtoi uljen e tarifës doganore për makineritë bujqësore, porn ë fund të mandatit të dytë qeverisës nuk mbajti asnjë premtim.

VKM për të lehtësuar trafikantët ndërkombëtarë të drogave

Ndërkohë, çuditërisht, qeveria e kryeministrit Rama, “përkujdesohet” të heqë tarifat doganore të importit të gomoneve, kur dihet, që në Shqipëri, sidomos në 8 vitet e qeverisjes së Rilindjes dhjetëra gomone janë sekuestruar në detin Adriatik dhe Jon, apo në bregdetin e Shqipërisë, Italisë, Greqisë e deri në Turqi, me të cilat trafikohet droga. Ky trafikimi ndërkombëtar I drogave nga Shqiëpria drejt Lindjes dhe Perëndimit dhe e ndërsjellta është shtuar kaq shumë, sa çdo vit sekuestrohen qindra ton hashash I kultivuar në Shqipëri dhe I trafikuar drejt Italisë, Greqisë, Turqisë, saqë raportet e DASH, të OKB, të Antimafias Italiane e cilësojnë Shqipërinë, si vendin e origjinës të trafikimit të hashashit drejt Europës dhe “Kolumbinë” e heroinës e kokainës në Europë”. Natyrisht, me uljen e tarifave të importit të gomoneve, do të përfitojnë trafikantët, që të blejnë gomone për të vazhduar aktivitetin e tyre kriminal, sesa qytetarët dhe turistët. Në intervistën për gazetën “Telegraf” Prof. Dr. Jamarbër Malltezi, Shefi i Departametit të Mjedisit dhe Turizmit të PD-së pohon se “Të gjitha trafiqet, të drogave apo qenieve njerëzore duan mjetin për trafik dhe gomonia është pikërisht mjeti më i lehtë në manovrim dhe më lehtë për t’u fshehur. Çdo javë kapen gomone, ose nga italianët, ose në breg të Semanit dhe të Vjosës. Për të gjitha këto Edi Rama nuk po mendon për qytetarët, por për trafiqet, për trafikantët që i sjellin paratë me thaës”.

Vendimi i qeverisë së Rilindjes

Pas përjashtimit nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në import, të jahteve dhe mjeteve të tjera ujore, që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi, jo më të vjetra se 20 vjet, tashmë në fuqi do të hyjë një tjetër lehtësim por këtë herë për gomonet. Në ndryshimet e bëra në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore” që është botuar në Fletoren Zyrtare është përcaktuar se tarifa doganore për kodin tarifor të NKM 8903 10, “mjetet e tjera ujore për kënaqësi dhe sporte, të fryra me ajër ose gaz”, nga 15 për qind bëhet 2 për qind. Në këtë kod përfshihen kryesisht mjetet prej gome apo gomonet. Më herët, Ndryshimi i shkallës së tarifës doganore për jahtet u kundërshtua nga Presidenti i Republikës duke e kthyer ligjin nën argumentin e klientelzimit, por qeveria e çoi deri në fund miratimin. Edhe në këtë rast ashtu si me jahtet qeveria ka argumentuar se kjo bëhet në funksion të turizmit. Qytetarët sipas saj do të kenë më shumë akses në këto mjete që nuk janë aq të kushtueshme sa jahtet ndërkohë që po në të njëjtën linjë është nënvizuar se nuk ka përjashtim por vetëm ulje të nivelit të tarifës një praktikë që ekziston në një sërë kodesh tarifore. Teksa Shqipëria nxiton të krijojë kushtet për importet e mjeteve ujore përfshirë jahtet apo gomonet duket se në aspektin infrastrukturor nuk ka asnjë avancim. Prej vitesh tashmë janë dhënë koncesione për marina e porte turistikë por asnjë prej tyre nuk ka përfunduar. I vetmi port jahtesh në vend është ai në Orikum.

Intervista në Telegraf

Prof. Dr. Jamarbër Malltezi, Shefi i Departametit të Mjedisit dhe Turizmit të PD-së

Edi Rama nuk po mendon për qytetarët, por për trafikantët, që i sjellin paratë me thaës

-Prof. Malltezi, a mendoni se ulja e tarifave të importit të gomoneve do të shërbejë për turistët dhe turizmin në Shqipëri?

– Kryeministri Rama premtoi heqje TVSh për shportën ushqimore, premtoi heqjen e TVSh për dritat, premtoi heqjen e TVSh për naftën në bujqësi, por nga gjithe keto veç hoqi TVSh për naftën e jahteve!!! 2 herë Pse? Pse gënjen? Dhe pse shkon kundër interesit të qytetarëve? Mjafton të shohësh se çfarë masash ekonomike ka marrë. 0 lek për të sëmurët me COVID, 0 lek për të përmbyturit anembanë Shqipërisë, por ama 1 milion e 500 mijë euro brenda 2 javëve të para të shkurtit përlau me ortakun e tij të plehrave Zoto! Kjo është shumë e rëndë. Mendon veç të vjedhë e nuk do t’ia dijë për qytetarët. Shihni tani vendimin e qeverisë për të ulur doganën për gomonet! Deri në 2005 ne njiheshim në Evropë si populli në gomone. Çdo natë emigrantë me gomone, çdo javë drogë me gomone, etj. Trafiqet e paligjshme nga deti u ndërprenë qysh në fund të 2005-s, por ama në 2013 pamë që i pari që bleu gomone ishte ai që Edi Rama e bëri ministër të Brendshëm dhe që 10-fishoi sasinë e drogës, që përmbyti Italinë me drogë me kushërinjtë, që ju “shiste” 50,000 euro Audin, që e kish blerë për 16,000 veç për letrat “makina e ministrit”, etj. Pra, menjëherë fokusi i Ramës dhe ministrave të tij ishin gomonet dhe trafiqet e drogës. Raportet e fundit të Departmentit të Shtetit dhe zyrës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e drogës kanë konfirmuar që Shqipëria është vendi  i prodhimi i kanabisit dhe vend i rëndësishëm tranziti për drogat e forta. Për më tepër, sipas raportimeve të Zërit të Amerikës, trafiku i qenieve njerëzore ka njohur një rritje të madhe me 17,000 refugjatë, që kanë kaluar tranzit nga Shqipëria. Të gjitha trafiqet, të drogave apo qenieve njerëzore duan mjetin për trafik dhe gomonia është pikërisht mjeti më i lehtë në manovrim dhe më lehtë për t’u fshehur. Çdo javë kapen gomone, ose nga italianët, ose në breg të Semanit dhe të Vjosës. Për të gjitha këto Edi Rama nuk po mendon për qytetarët, por për trafiqet, për trafikantët që i sjellin paratë me thasë.