Prezantimi i programit/ Kryemadhi : Ne mbajmë fjalën, ne i mbajmë njerëzit, i mbështesim dhe i japim mundësinë për të qenë vetvetja

195
Sigal

Ditën e sotme, partia Lëvizja Socialiste për Intregim, ka prezantuar programin e saj elektoral për zgjedhjet e 25 prillit dhe në këtë rast nuk mund të mungonte as fjalimi i Kryetares Monika Kryemadhi.

Fjalimi i saj :

Është privilegj dhe është një kohë shumë efektive. Sot na ndajnë 90 ditë nga 25 prilli. Data e ndryshimit të pritur nga shqiptarët dhe i cili është i domosdoshëm në këtë situatë që gjenden familjet shqiptare ky është programi që në thelbin e tij ka prioritete kryesore të LSI për të cilat ne angazhohemi sot në emër të gjithë anëtarësisë sonë por dhe në emër të të gjithë mbështetësve tanë që e kanë votuar dhe do ta votojnë LSI në 25 prill. Sepse ne mbajmë fjalën, ne i mbajmë njerëzit, i mbështesim dhe i japim mundësinë për të qenë vetvetja dhe për të qenë ai brez i ri që është prezent dhe ka dëshirë të jetojë në Shqipërinë dhe ta kthejë Shqipërinë në shtëpinë e tij. Ne sot folëm për 5 prioritetet tona kryesore të cilat jo se nuk janë dhe pensionet, jo se nuk janë prioritet dhe shumë elementë të tjerë që nga drejtësia me dy standarde, që nga lufta kundër krimit dhe korrupsionit, duke vazhduar më tej në të gjithë hallkat dhe problematikat e mëdha që ka sot shoqëria shqiptare e cila është në një depresion social por ne mendojmë që fuqizimi i shoqërisë sonë fillon në tre fjalë shumë të thjeshta që mi tha një mik nga Fieri. Prodhoni brez të ri, shërojini shpirtin atij brezi dhe fuqizoni popullin tuaj ekonomikisht. Sepse vetëm kështu ne mund të kemi shansin dhe mundësinë për të krijuar hapësira pafundësisht. Ne angazhohemi për 5 prioritetet tona kryesore në 5 muajt e parë të cilat kanë të bëjnë me taksën e sheshtë ku jemi në një vijë të barabartë po themi me PD por taksës së sheshtë do ti shtojmë dhe taksën e të ardhmes që ne e kemi quajtur që është 1 %

Taksës së sheshtë do ti shtojmë edhe taksën për ardhmërinë, taksën e të ardhmes që është 1 % për 200 bizneset e mëdha. Kjo taksë shkon drejt për së drejti në buxhetin për arsimin. Vetëm në këtë mënyrë ne mund ta çojmë në 5% të PBB buxhetin për arsimin që është një nga reformat kryesore që përgatit brezat e ardhshëm dhe rrit cilësinë e mësimdhënies.

Rimbursimi i faturave tatimore. Rimbursimi i 5 % i çdo shpenzimi jashtë faturave që ka të bëjë me entet publike është një mundësi që i jep fund betejës për formalizimin. Ne duhet ta kthejmë këtë në një marrëdhënie miqësore mes biznesit-konsumatorit-shtetit sepse vetëm në këtë mënyrë kemi mundësi të rrisim të ardhurat në buxhetin e shtetit, që të eliminojmë çdo evazion fiskal që bëhet nga oligarkët me rimbursimin e famshëm të TVSH. Qytetarët shqiptarë e paguajnë TVSH edhe në çerekkilen e djathit që blejnë në atë dyqanin e lagjes.

Nga bebja në bebe; Të ndalojmë shpopullimin dhe ti japim një shans të rinjve që të krijojnë një familje dhe të qëndrojnë këtu. Një nga arsyet se pse të rinjtë dhe të rejat po ikin nga Shqipëria është mungesa e sigurisë për të krijuar familje. Mungesa e sigurisë së një sistemi arsimor dhe sistemi shëndetësor për fëmijët. Kjo është një nga arsyet se pse shtresa e mesme dhe familjet e reja po ikin nga Shqipëria, pasi shteti nuk e ofron këtë mundësi. Projekti nga bebja në bebe nuk i kushton asgjë buxhetit të shtetit, është veç një nga projektet që qeveria e rilindjes i dha recepsionistit. Pra është njëherë në vit.

Për të vazhduar më pas me popullsinë; gjysma e popullsisë shqiptare jeton, kontribuon me bujqësinë dhe blegtorinë. Vendosje e TVSH zero për prodhimet vendase që të krijojmë mundësi e hapësirë dhe të mos jenë përballë konkurrencës së padrejtë me prodhimet e importit. Të kemi prodhimet Made in Albania që shqiptarët të hanë më mirë.

Këto janë 5 prioritetet tona.

Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve dhe ne do të bëjmë të mundur që ta kenë shtëpinë e tyre.

Ne siç e kemi mbajtur fjalën që do të ju japim të rinjve e të rejave mundësinë për të qenë në politikë dhe e kemi mbajtur në këto 17 vjet të krijimit të LSI-së dhe këtu përballë kam Anxhelën e cila ka lindur në 6 shtator të 2004, ditën që ka lindur LSI-ja. Kjo është motoja jonë për të fuqizuar fëmijët, familjen e shqiptarëve për të krijuar një shtet të shqiptarëve që në thelb të ketë familjen.

Erisa e ka nisur jetën e saj në politikë si vajzë e re, gjimnaziste dhe tani është nënë e 2 fëmijëve. Kjo pra është LSI-ja që u ofron të rinjve dhe të reja mundësinë që të ndikojnë në jetën e vendit.