Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Hushi: Puthja e fundit

273
Sigal

Në krahët e mi varesh si harrim

Asgjë s’më sjell me tek ty, si dikur

As kjo puthje, këta lot, ky trishtim

Mes nesh, buzët shembur si një urë

Më kërkove sot për të fundit herë

Një puthje, të fundmen dëshirë

U ndamë si gjethet e vjeshtës me erë

Dimri na hodhi fushave pa mëshirë

Do mbijmë diku specie të çuditshme

Fruta të hidhura do lidhim prej trishtimit

Fushave do vërshëllejmë nokturne të përzishme

Notat e pikëlluara të harrimit!