Meta takon ish-ambasadorin shqiptar në Britaninë e Madhe: U ndamë me devizën e përhershme ‘Krenar që jemi shqiptarë’

326
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot ish-ambasadorin shqiptar në Britaninë e Madhe, Mal Berisha, me të cilin thekson se ka konsumuar një kafe dhe ka folur për tema të ndryshme.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta thekson se studimet e avacuara të Berishës zbulojnë përkatësinë perëndimore të popullit tonë, fisnikërinë dhe bujarinë shqiptare ndaj hebrejve, miqësinë e madhe të intelektualëve anglezë dhe atyre amerikanë ndaj popullit shqiptar.

Mesazhi i Metës:

Sot në këtë ditë të bukur vjeshte me diell, pata kënaqësinë të pi një kafe dhe të kuvendoj me z.Mal Berisha, ish-Ambasadori ynë i suksesshëm në Britaninë e Madhe, autor i një vargu librash që kanë hedhur dritë mbi lidhjet e forta të vendit tonë me botën anglosaksone.

Studimet e tij të avancuara zbulojnë përkatësinë perëndimore të popullit tonë, fisnikërinë dhe bujarinë shqiptare ndaj hebrejve, miqësinë e madhe të intelektualëve anglezë dhe atyre amerikanë ndaj popullit shqiptar.

Është kënaqësi të dëgjosh prej studiuesve të tillë vlera të çmuara të udhëtimit perëndimor të Atdheut tonë.

U ndamë me devizën e përhershme: KRENAR QË JEMI SHQIPTARË! 🇦🇱