Xhepa: Kriza e Covid-19 dhe norma e ulët e interesit bënë që shqiptarët të tërheqin para nga bankat

260
Sigal

Banka e Shqipërise bëri me dije se gjatë pandemisë, 324 miliardë lekë kanë qarkulluar në mënyrë informale.

Por pëër ekspertin e ekonomisë Selami Xhepa, qarkullimi i parasë cash është një fenomen normal, sidomos për vendet si Shqipëria, ku niveli i të ardhurave është i ulët.

Selami Xhepa: ”Qarkullimi i parasë cash në ekonomi, është një fenomen normal, sidomos për ekonomitë që kanë nivel të ulët të të ardhurave. Për ekonomitë që nuk kanë një kulturë të gjërë financiare, dhe një traditë në përdorimin e institucioneve financiare. Është një fenomen që e ne e ndeshim shpesh në jetën e përditshme.”

Ai tha se kriza e shkaktuar nga Covid-19 dhe norma e ulët e depozitave në banka, bëri që shqiptarët të tërheqin para nga bankat.

Selami Xhepa: ”Në rastin e goditjeve të forta, sikruse kriza e shkaktuar nga Covid-19, krijoi një problem në sjelljen e konsumatorëve, sepse në përgjithësi njerëzit i bëjnë shpenzimet e përditshme në cash, dhe tërhoqën nga depozitat në sistemin bankar edhe për shkak të frikës se për sa kohë mund të zgjasë një situatë e tillë. Gjithashtu, në ekonominë tonë prej një kohe të gjatë kemi pasur norma interesi tepër të ulëta, normat për valutën lek dhe euro ka qenë gati zero.”

Sipas Xhepës, rënia e infalcionit në 1,3% nuk duhet parë me sy të mirë, dhe se ekonomia ka nevojë për nivel më të lartë inflacioni.

Selami Xhepa”Rënia e inflacionit reflekton një mungesë të kërkesës në ekonomi, pra kur qytetarët nuk blejnë. Nuk është një sinjal pozitiv për ekonominë. Ekonomia ka nevojë për një nivel më të lartë inflacioni. Kjo është dëshmi e një treguesi që nuk ikurajon investimet në ekonomi. Për këtë arsye, ky lloj indikatori nuk duhet të shihet me sy të mirë.”

Xhepa u shpreh se kriza financiare e vitit 2008, tërmeti i 26 nëntorit dhe kriza e shkaktuar nga pandemia, kanë ndikuar te zgjerimi i kredisë në ekonomi prej disa vitesh.

Selami Xhepa: ”Fatkeqësisht, gjendja e kredisë në ekonomi prej vitesh vazhdon që të mos i kthehet dinamikës së dikurshme. Kriza e 2008-ës, tërmeti dhe kriza e pandemisë, kanë shërbyer si faktorë zhgënjyes, dhe kanë ndikuar negativisht në zgjerimin e kredisë. Në një ekonomi ku kredia nuk ushqen kërkesën dhe ekonominë, vendet europiane kanë ndërmarrë stimuj të shumtë monetare, banka europiane kanë ofruar likuiditet me kosto zero me sipërmarrjen private. Ato paketa që ofroi qeveria, mendoj se duhet të zgjerohen. Në fokus duhet të jenë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.”