Vrau 29-vjeçarin me çifte në Kavajë, Gjykata lë në burg 60-vjeçarin

438
Sigal

Kavaja u trondit sërish para pak ditësh, teksa një 60-vjeçar vrau një 29-vjeçar me çifte në një lokal.

Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë për autorin e dyshuar, shtetasin Xhevdet Leçini. Gjykata vendosi ta lerë në burg 60-vjeçarin.

Xhevdet Leçini dyshohet se vrau me çifte shtetasin Marius Ismaili, 29 vjeç. Ismaili u vra gjatë një konflikti për motive të dobëta.