Temperaturat rekord, Kalifornia shpall emergjencën, 367 vatra zjarri

269
Sigal

Shteti i Kalifornisë në SHBA ka shpallur emergjencën prej zjarreve. Pas temperaturave rekord që shënoi termometri javën e kaluar, ku 54.4 gradë celsiusi i ”Luginës së Vdekjes” regjistroi dhe rekordin historik të temperaturës së matur ndonjëherë, zjarret vërshuan.

Prej disa javësh Kalifornia është përfshirë nga zjarret dhe tashmë janë 367 vatra aktive zjarri. Shteti tashmë është në emergjencë dhe strukturat zjarrfikëse janë angazhuar për të shuar flakët.